Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

7 Tetor 2003

Greqia do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë listën e organizatave terroriste ndërkombëtare, të publikuar prej tyre të enjten e kaluar, me qëllim që të merret parasysh shkatërrimi i grupit terrorist grek "17 Nëntori", njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme greke.

Shefi i diplomacisë greke, Georges Papandreu, urdhëroi ambasadorin e Greqisë në Uashington të kërkojë korrigjimin e kësaj liste, në mënyrë që ajo të përputhet me realitetin", tha zëdhënësi i tij, Panos Beglitis, gjatë një takimi me shtypin. Një ndërmarrje e ngjashme duhet të bëhet edhe pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, saktësoi ai.

Në listen e 25 organizatave terroriste ndërkombëtare, të bërë publike të enjten në një version të rishikuar, përmendet edhe grupi "17 Nëntori". "Greqia dëshiron që ky raport, që nuk pasqyron zhvillimet e fundit, të plotësohet, duke marrë parasysh vlerësimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke përsëritur se, për Athinën, ky grup ishte shkatërruar. Media greke kishte reaguar ashpër ndaj faktit të përfshirjes së këtij grupi në listën amerikane. Kjo e fundit citon edhe një grup tjetër grek, "Celulat Revolucionare", që, sipas policisë greke, janë formuar nga organizata e dytë "historike" në vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrë përsipër një atentat me bombë kundër një hoteli interkontinental në Athinë në vitin 1999, si pasojë e të cilit kishte gjetur vdekjen një punonjës.

Pak ditë më parë një varg shpërthimesh ndodhën në qendër të Athinës në zyrat e partisë qeveritare PASOK dhe të opozitës, Demokracia e Re. Bombat shpërthyen në zyrat e PASOK-ut, në lagjen e Athinës, Kato Patisia dhe në Antupoli. Nga shpërthimi u thyen të gjitha dritaret e ndërtesës, ndërsa zjarri shkaktoi dëme në brendinë e ndërtesës. Shpërthime pati edhe në zyrën e Partisë Demokracia e Re, në lagjen e Athinës, Moshato, që ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërsa në lagjen Kolonaki, shpërtheu edhe automjeti i deputetit të opozitës konservatore, Jorgos Vulgarakis. Policia deklaroi se sulmuesit kishin vendosur disa bomba në tri makina dhe në një motoçikletë të deputetit, i cili në atë moment nuk ka qenë në shtëpi. Si rezultat i shpërthimeve, janë shkatërruar edhe disa automjete të tjera. Asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Kjo është goditja më e madhe që merr siguria e Greqisë në prag të Lojërave Olimpike 2004, në një kohë që nga SHBA ka patur vërejtje pikërisht për nivelin e sigurisë. Të shqetësuar nga rrezikimi i Lojërave Olimpike, autoritetet zyrtare deklaruan javën e kaluar se "përtej çdo skenari fantastik dhe hiperbolizimi ka vetëm një realitet: Greqia po përgatitet me përpjekje të madhe për të organizuar Lojëra Olimpike krejtësisht të sigurta në 2004".
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

ATHINE (9 Tetor 2003)

Sipas raportit secret të policisë greke, të cilin e nxjerr në dritë gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatë dy viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese dhe aferat përkatëse kanë shënuar gjatë periudhës në fjalë një rritje prej 100 përqind. Raporti ka shqyrtuar vetëm rastet që i përkasin zonës së gjerë të kryqytetit dhe rrethinave të tij, për të kumtuar përfundimin se në këtë zonë krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe të mëdha, me më shumë se 100 pjesëtarë. Në trafikun e drogës është konstatuar rritja e bashkëpunimit ndërmjet trafikantëve grekë dhe karteleve kolumbiane të drogës, por edhe grupeve të organizuara në Holandë dhe Spanjë.

Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndërmjet trafikantëve grekë dhe atyre shqiptarë, kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të heroinës. Një tjetër biznes tepër fitimprurës është ai i kontrabandës së cigareve. Shumë nga rrjetet e prostitucionit preferojnë t'i investojnë fitimet e tyre në bursën e Athinës, vërehet në raport.

www.BBC.com
 

Guest
Re: Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

Mire tu behet :thumbsup:
 

miri klosit

Primus registratum
Re: Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

tjeter organizata <17 nentori> qe amerikanet e quajne terroriste e tjeter grekrit more zoteri me titullin e vene sic te te doje qefi!!!!!!!!!!
kelysha turq ka kudo ne shqiperi keshtu qe ska problem mund te vjellesh sa te duash nje me shume a nje me pak sndryshon asgje!
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

Sondazhi me 20 vende evropiane: “Grekërit, populli më ksenofob”


Radio BBC World Service dhe gazeta angleze “The Guardian” botuan dy ditë më parë (11.11.2003) pjesë të Sondazhit Social Europian financuar nga Komisioni Europian për të matur qëndrime sociale në 20 vende europiane. Sipas organizatorëve, sondazhi paraqiti prova mbi të cilat grekërit rezultojnë populli më ksenofob në Europë. Më shumë se 79% e të anketuarve grekë besonin se janë emigrantët ata që shkaktojnë papunësinë dhe se ata duhen përzënë nga vendi. Emigrantët përbëjnë 10% të popullsisë greke prej 11 milionë banorësh, nga të cilët shumica janë shqiptarë.

Sipas sondazhit, në arsim, të paktën 25% të nxënësve në Greqi besohet të jenë fëmijë të emigrantëve, nga të cilët asnjëri nuk lejohet të mbajë pozita nderi, siç dëshmoi dhe rasti i studentëve të shkëlqyer shqiptarë të cilët përjashtohen me anë të procesioneve fyese dhe shpesh edhe kërcënimeve të mbajnë flamurin gjatë festës kombëtare të Greqisë. Në shëndetësi, incidentet janë tepër të turpshme teksa spitalet greke rregullisht refuzojnë të kujdesen për emigrantët, kurse media, politikanët dhe drejtuesit e kishës rregullisht përfshihen në nxitje raciste. Reklamat për shtëpi me qira në Athinë shpesh citojnë "jo për emigrantët". Gjykatat greke në mënyrë të vazhdueshme refuzojnë të hetojnë padi për diskriminim të emigrantëve.

Në një raport të tijin Monitori grek i Helsinkit përmend krahas Sondazhit Social Europian, edhe “presionin e ushtruar nga lëvizja “Mjaft” nga Tirana, si një nga arsyet pse qeveria greke vendosi të ndërmarrë hapin e nisjes së procedurave për të kaluar në Parlament një projektligj antidiskriminues, i cili do të dënojë deri në një vit burg fajtorët e akteve raciste në këtë vend. Aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë iniciuar gjatë këtij muaji një valë protestash në adresën e Ministrisë së Jashtme greke kundër vrasjeve dhe keqtrajtimeve të shqiptarëve”. Lëvizja ishte para disa ditësh në krye të hartimit të një peticioni i cili u mbështet nga mbi 10000 nënshkrues si dhe organizuese e demonstrimit paqësor "Mjaft dhunës në kufirin me BE-në" nxitur nga vrasja e qytetarit shqiptar Vullnet Bytyçi në kufirin grek. Kreu i kësaj lëvizjeje Erion Veliaj pohon “strategjinë për të detyruar autoritetet greke të marrin masa pro emigrantëve, nëpërmjet demaskimit në arenën ndërkombëtare në prag të Lojërave Olimpike 2004 në Athinë”.

Shekulli
13/11/2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

STAS-i, shërbimi i fshehtë i ish-Gjermanisë Lindore, arriti të infiltrojë në organizatën terroriste greke "17 Nëntori", por operacioni u anulua pak kohë më vonë, sepse mund të vinte në rrezik interesat e KGB-së në Greqi, bëhet e ditur nga dokumente të ish-Gjermanisë Lindore, të cilat janë siguruar nga e përditshmja konservatore greke "Kathimerini". Sipas gazetës së mësipërme, STAS-i arriti të infiltronte në organizatën "17 Nëntori" në vitet '80, me anë të operacionit të kodifikuar "Dielli".

Gazeta Panorama, 4 Nentor 2033
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekërit në listën e zezë te SHBA-s

ATHINE (17 Tetor) - Rreth 1.200 demonstrues mbrëmë në Athinë kërkuan që anëtarëve të arrestuar të organizatës terroriste "17 Nëntori" t'u jepet statusi i të burgosurve politikë. "Është e qartë se bëhet fjalë për vepër politike", deklaroi njëri nga organizatorët e demonstruesve, profesori universitar Evgenios Angelopulis, i cili është dëshmitar në procesin kundër liderit të arrestuar të "17 Nëntorit", Aleksandros Jotopulos. Procesi gjyqësor kundër "17 Nëntorit" filloi më 3 mars. Ky grupacion vepron rreth 30 vite dhe është përgjegjës për vrasjen e 23 afaristëve dhe diplomatëve amerikanë, britanikë, turq dhe grekë, si dhe për sulmet e shumta me bomba dhe plaçkitjen e bankave, të postave dhe të supermarketeve.

www.BalkanWeb.com
 
Top