Gratë e BE-së organizohen kundër elitës mashkullore
Barazia, ose balanca mes gjinive, është një nga problemet që haset edhe në instancat e larta të politikës europiane, një arenë që vazhdon që të mbizotërohet nga meshkujt. Për këtë arsye, zonjat që kanë poste të rëndësishme në Bruksel, kanë vendosur që të mblidhen për të parë se çfarë mund të bëjnë në mënyrë që të promovojnë sa më shumë gratë në “kryeqytetin” e Europës, ku ato në mënyrë të vazhdueshme shmangen nga caktimi në postet drejtuese e të rëndësishme. Në takim merrnin pjesë katër komisionere, ministrja e Suedisë për Europën dhe shtatë kryetare të komiteteve parlamentare. Qëllimi i takimit ishte promovimi i njëra-tjetrës në sferën e drejtimit të BE-së dhe atë politike. Sipas një parlamentareje të të gjelbërve nga Norvegjia, ekziston ende një kufizim i dukshëm për femrat që nuk i lejon të kalojnë përtej një niveli drejtues dhe meshkujt janë shumë të zotë për të promovuar njëri-tjetrin, për të mbështetur dhe ngritur në detyrë meshkujt, ndërsa për femrat një gjë e tillë nuk ndodh shpesh, sepse ka shumë më pak femra të përfaqësuara. Mbështetja që gratë duhet ti japin njëra-tjetrës është shumë e rëndësishme edhe për Danuta Huebner, kryetaren e Komitetit të Zhvillimeve Rajonale dhe ish- komisionere e Bashkimit Europian. “Ne duhet që të organizojmë dhe të jemi më të afta për të mbajtur gjallë lidhje me njëra-tjetrën dhe në këtë drejtim përvoja nuk është shumë e mirë. Nëse do të nisnim të krijonim rrjete grash në institucionet europiane kjo mund të kishte pak ndikim”, shprehet politikania polake.
Nisma e grave ndodh në prag të caktimit të stafit dhe drejtuesve të rinj të organizatës. Këtë vit mund të ndodhë krijimi i dy vendeve të nivelit të lartë, për sa i përket drejtimit të BE-së dhe ajo çka të bën përshtypje është se kandidaturat për postet e tilla nuk përfshijnë asnjë emër gruaje. Edhe pse barazia gjinore është e sanksionuar me ligj, në realitet ka shumë pak raste të ekzistencës së saj në sferat e larta të politikës së BE-së. Zakonisht vendimet më të rëndësishme të të gjithë aktorëve vendimmarrës bëhen mes burrash, në salla ku mbizotërojnë kostumet dhe kravatat me ndonjë përjashtim shumë shumë të rrallë, siç është rasti i kancelares gjermane, Merkel. Ajo që është shqetësuese nuk është mungesa e ligjeve, por zbatimi i tyre, ose më mirë moszbatimi i tyre i qëllimshëm, duke qenë se vendimmarrësit janë meshkujt. Në takim pati edhe materiale ilustruese, si për shembull u shfaqën pjesë nga dhjetë takimet e fundit Unionit Monetar Europian, në të cilat nuk kishte këmbë gruaje, sikur femra të mos ekzistonte në historinë e integrimit europian. Nga takimi, zonjat dolën edhe me një listë drejtuar Barrozos dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën kërkohej që në kandidaturat për postin e komisionerëve të BE-së të përfshihej një mashkull dhe një femër, në mënyrë që përzgjedhjet të kryheshin në një terren plotësisht të balancuar nga pikëpamja gjinore. Për momentin, në kolegjin e komisionerëve me 27 anëtarë vetëm 8 janë gra. Gratë përbëjnë 35% të Parlamentit me 736 anëtarë dhe vendi që ka përfaqësueset më të shumta zonja është Finlanda. 61% e finlandezëve janë femra në Parlament, ndërsa në situatë më të keqe është Malta, e cila nuk ka asnjë grua në delegacionin e saj. Një nga objektivat kryesorë të grupit të zonjave të BE-së është hedhja e emrave të politikaneve të kualifikuara në kandidaturat për postet e larta të organizatës dhe kryesisht për postin e mundshëm të Presidentit të parë të BE-së. Emrat e mundshme të zonjave që mund të zënë poste drejtuese janë ato të Presidentes së Finlandës. Tarja Halonen, ish- komisioneria e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Mary Robinson, dhe komisioneria e komunikimit Margot Wallstrom. Sigurisht që këto emra mund të përballen me kundërshti në kryeqytetet respektive, madje edhe në ato vende ku ka më shumë barazi mes gjinive, por gratë e BE-së janë të vendosura që të mos ndalen këtu, sepse siç e thonë edhe vetë janë në hapat e para të një përpjekjeje që do të vazhdojë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23044