Grammar nazi?

Aki

Paint It Black
Keni degjuar ose hasur ndonjehere kete fjale? Si Hitleri me idhtaret e tij qe ishin te fiksuar pas nje race te paster, dhe keta njerez jane te fiksuar pas nje gramatike te paster dhe kudo qe lexojne dhe degjojne permiresojne c'do njeri pa perjashtim qe shkruan ose flet ne menyre te gabuar ( se paku nuk e kane zakon t'i mbyllin neper kampe dhe t'i djegin te gjalle :D ).
Sa e keni te zhvilluar kete fiksim per gramatike te rregullt? Nese po, a permiresoni c'do gabim qe vereni tek te tjeret (kush eshte grammar nazi le te ma permiresoje shkrimin :p)? Nese jo, a u pengon nese dikush u permireson ju? Cfare mendoni eshte ne rregull dikush te kete nje veti te ketille? Edhe nje pyetje, sa eshte e drejte ne faqe publike ne boten virtuale te perdorin dialekte, duhet kushtuar kujdes gjuhes letrare, apo dialektet nuk duhet gjykuar, si mendoni?

comics-Cyanide-and-Happiness-grammar-nazi-551223.png
:p
 

gurax

Pan ignoramus
effect_an_effect.png

Hobi im:
Te perdor kuptimet me te errta te fjaleve 'efekt' dhe 'afekt' per te ngaterruar nazistet amatore te gramatikes.

"Mendoj se politika jone e jashtme efekton tere situaten."
"Do te thuash qe afekton tere situaten."
"Hee hehe hee."

:p
 
  • Like
Reactions: Aki

gurax

Pan ignoramus
Keni degjuar ose hasur ndonjehere kete fjale? Si Hitleri me idhtaret e tij qe ishin te fiksuar pas nje race te paster, dhe keta njerez jane te fiksuar pas nje gramatike te paster dhe kudo qe lexojne dhe degjojne permiresojne c'do njeri pa perjashtim qe shkruan ose flet ne menyre te gabuar ( se paku nuk e kane zakon t'i mbyllin neper kampe dhe t'i djegin te gjalle :D ).
Sa e keni te zhvilluar kete fiksim per gramatike te rregullt? Nese po, a permiresoni c'do gabim qe vereni tek te tjeret (kush eshte grammar nazi le te ma permiresoje shkrimin :p)? Nese jo, a u pengon nese dikush u permireson ju? Cfare mendoni eshte ne rregull dikush te kete nje veti te ketille? Edhe nje pyetje, sa eshte e drejte ne faqe publike ne boten virtuale te perdorin dialekte, duhet kushtuar kujdes gjuhes letrare, apo dialektet nuk duhet gjykuar, si mendoni?

Do shprehem per gjysmen e dyte te shkrimit, mendimet e mia dmth, per cfare flitet ne shkrim. :p
Edhe ne nje teme tjeter kam permendur se mendoj qe ne pergjithesi rregullat e drejtshkrimit nuk jane vendosur pa arsye, presjet nuk mund te vendosen kuturu dhe random, pika ne fund te fjalise nuk eshte opsionale, kllapat nuk mund te jene zevendesuese per thonjzat. Cdo dalje nga rregullsia, nga shkrimi i plote dhe i qarte, shton lodhjen ne lexim dhe ul lehtesine e te kuptuarit te asaj qe lexohet. E njejta gje vlen te thuhet edhe per shkrimin ne dialekt. Nuk mund te vendose askush ndonje bast se cili do te jete ai qe do lexoje nje shkrim ne nje dialekt te caktuar. Ndoshta dialekti ne fjale eshte i veshtire te interpretohet dhe te kuptohet nga lexueset e tjere, sado qe shkruesit mund t'i duket gjeja me e natyrshme dhe e qarte. Veshtiresi te tilla - teknike - largojne interesin nga brendia e vete shkrimit, nga mesazhi qe percillet nepermjet shkrimit. Me duket banale si arsye per t'u larguar prej diskutimit nese perdoret nga dikush i interesuar rreth nje tematike apo nje diskutimi, vetem sepse nuk kupton qarte cfare eshte shkruar nga te tjeret dhe i duhet te perktheje gjuhen shqipe ne shqip.
Kjo nuk do te thote se po gjykoj dialektet. Por eshte tjeter gje te shkruhet ne nje dialekt kur ka nje arsye te mirefillte per kete gje - dhe arsye per kete ka jo pak - dhe tjeter gje kur une interesohem te diskutoj per nje tematike per te cilen dialekti eshte krejtesisht i parendesishem, irrelevant. E folura eshte tjeter gje, ndersa shkrimi eshte ndryshe, shkrimi eshte nje menyre kodimi e informacionit dhe qe nuk ka te beje shume me refleksin e mesuar gjate te folurit dhe te degjuarit. Ne shkrim, vemendja per te 'dekoduar' dialektin heq vemendjen nga ajo cfare une dua te perfitoj nga shkrimi, thelbi, ideja, brendia.

Kjo nuk mendoj se me ben nje 'grammar nazi' - term te cilin une nuk e shoh si ofendues :p - pasi ajo per te cilen une insistoj nuk ka te beje shume me nazizmin gramatikor, me teper sesa me perpjekjet e te gjitheve - pavaresisht dialektit qe flet dhe shkruan secili - per t'ju afruar nje standardi komunikimi, ku bejne pjese qe te gjithe e jo vetem nengrupi familjar me dialektin. Te gjithe paperjashtim kemi secili ndikimin e dialektit personal ne menyren se si shkruajme, ndikim te cilin as qe e veme re, por kjo nuk ja ul vleren perpjekjes per te perdorur gjuhen letrare standarde, perkundrazi. Keto ndikime spontane e pasurojne gjuhen letrare ne menyre shume te natyrshme nga te gjithe ata qe e perdorin. Tendenca per te perdorur cdokush gjuhen letrare nuk duhet pare si paragjykim, por si eliminim i vetizolimeve qe ajo sjell ne menyre indirekte nepermjet 'lenies jashte' te te gjithe te tjereve qe nuk jane pjesetare te dialektit.

Ja keshtu e mendoj une. :p
 

Aki

Paint It Black
Une per vete kam qene grammar nazi, korrigjoja dhe ate nese nuk e beja me hante nga brenda :), por me qortonin keq per kete dhe e nderpreva aq sa tani kam nisur vete dy here te mendohem nese e kam shkruar nje fjale ne rregull :), jo qe nuk me pengon me, por jo perhere e shpreh, mbase ndonjehere, ne privat...ok e bej dhe ne publik rralle rralle :), por me shume me pengon perdorimi i padrejte i fjaleve dhe renditja e fjaleve ne fjali sesa shenjat e pikesimit jo qe nese nuk perdor asnje shenje ste lodh ndonjehehere e nuk e di kur nis e kur mbaron fjalia :p
 
Top