Grabitet biznesmeni në Vlorë, Malaj: Shtetit i paguaj taksa, të më mbrojë jetën


Një biznesmen ka rënë pre e grabitjes me maska në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2015.
Tre persona të armatosur i kanë zënë pritë në parkimin e pallatit ku jetonte dhe nën kërcënimin e armës I kanë marrë një sasi prej 350 mijë lejë të reja dhe 185 euro, para të xhiros e pagesave që kishte për të kryer.

Biznesmeni, Bukurosh Malaj thotë se grabitësit i kanë marrë dhe automjetin, i cili më pas është gjetur i braktisur në afërsi të fshatit Kotë të rrethit të Vlorës.
Bukurosh Malaj : “Ishte ora 01:00 e 15 shkurtit 2015, sapo parkova automjetin, pranë pallatit mu afruan me shpejtësi 3 njerëz me kapucë në kokë dhe me armë, pistoletë dhe automatikë. Më morën makinën dhe lekët. Ishin të dhunshëm dhe më goditën” thotë ai në një prononcim për gazetarët.
Biznesmeni thotë se ka dyshime se kush mund të jenë grabitësit, por ka rezerva se policia mund ti arrestojë. Një javë më parë përpara lokalit të tij ishte grabitur një tjetër biznesmen.

attachment.php

Bukurosh Malaj: “Kam bërë shumë kallzime e deklarata të ndryshme. Çështja shkon, por mbyllet. Dyshoj se kush është por nuk besoj se mund ta arrestohen. Para një jave para lokalit tim u vodh po një biznesmen. Kam dyshime sepse jam biznesmeni i radhës dhe mund të jenë këta grabitësit të njëjtët. Jam shumë i sigurtë se këtij shteti i kam derdhur çdo lloj takes që ka vënë dhe nuk i kërkoj as më shuëm as më pak të më mbrojë jetën Mendoj se grabitësit janë dy burra të rritur dhe një minoren.”
Nga ana tjetër policia ka sqaruar se pasi ka marrë informacionin është vënë në ndjekje të autorëve si dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit dhe në ato që lidhen me fshatrat, por nuk kanë mundur të arrestojnë njeri pasi grabitësit kanë përfituar nga errësira.
Grabitësit janë përpjekur ta djegin makinën Mercedes-Benz me targa AA184CE por nuk kanë mundur
“Kishin vënë zjarr makinës për ta djegur por fati nuk e dogji’
Blutë thanë se në lidhje me këtë rast janë shoqëruar disa persona të dyshuar si dhe janë duke u kryer veprime të tjera procedurale, por ende ska asnjë të arrestuar.
attachment.php

Në foto: Vendi ku ndodhi grabitja e biznesmenit Bukurosh Malaj, Vlorë, 15 shkurt 2015

ORA NEWS
 
Top