Google në kërkim të blerjeve të reja

Google në kërkim të blerjeve të reja

Google3.jpg

Shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt ka deklaruar se gjërat kanë filluar të qëndrojnë më mirë në organizatën e kërkimit. Schmidt ka thënë se blerjet janë ndezur sërish dhe pret që të bëjë një marrëveshje të vogël brenda periudhës prej një muaji.

Shikimi i tij është se më e keqja e krizës globale ekonomike ka kaluar dhe ai po sheh përmirësimet si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Schmidt ka deklaruar për AP se është e qartë se më e keqja e rënies ekonomike ka kaluar dhe Google është duke vështruar një nivel të ri të përmirësimit, brenda e jashtë SHBA-së.

Aktiviteti i blerjeve është duke u kthyer në nivelin normal. Google dikur e ka pasur hobi të blejë kompani të vogla që mbaheshin në formë private, por kjo makinë e marrëveshjeve është ndalur gjatë këtij viti për të marrë pakëz frymë.

Por mos prisni se Google do të punësojë sërish punëtorë të rinj. Schmidt ka deklaruar se rikthimi i tipit të blerjeve një-në-muaj është si zëvendësim i nevojës për të punësuar staf të ri.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=919. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=919

Top