Google lanson veglën Sidewiki

Google lanson veglën Sidewiki

Google4.jpg

Makina më e madhe e kërkimit të internetit Google, ka paralajmëruar lansimin e veglës Sidewiki e cila mundëson publikimin e komenteve në faqe të internetit, të cilat vetëm përdoruesit tjerë të këtij shërbimi do të mund ti lexojnë.

Sidewiki do ti hap shfrytëzuesit në anën e majtë të faqeve të internetit një dritare në të cilën do të gjenden komentet e shfrytëzuesve tjerë për faqen e vizituar, raportojnë mediat amerikane.

Komentet do të radhiten sipas rëndësisë, kështu që komentet më interesante do të gjenden në maje të porosive të lëna.

Sidewiki do të mund të gjendet në shfletuesit Firefox e Internet Explorer, derisa së shpejti edhe në shfletuesin Chrome të vet kompanisë Google.

Google ka bërë publike edhe planet e saj për programin i cili do të merret me blerjen e kompanive tjera.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Eric Shmidt ka njoftuar se kompania planifikon të bëj nga një blerje më të vogël për muaj.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1037. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1037

Top