Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja?

Albforumi

Primus registratum
Google Caffeine: Si do të ndikojë në renditjen e webfaqeve tuaja?

google_caffeine-300x283.jpg

Google Caffeine

Google Caffeine – nuk bëhet fjalë për ndonjë kafe apo drogë apo ku ta di se ku ju shkon mendja, por kështu e ka marrë emrin “update”(ndryshimi) më i ri që do bëjë google pas pushimeve të fundvitit. Mund të quhet si një “rishikim i madh” që google do i bëj rënditjes së faqeve.

Çfarë do të ndryshojë?
Sigurisht, google nuk i ka dhënë akoma detajet e google caffeine. Sidoqoftë, disa testime në google, dhe disa deklarata të disa puntorve të googles, kanë bërë që të mendohet se këto mund të jenë disa nga ndryshimet:

Shpejtësia e faqes: Nëse keni faqe të ngadaltë, vështirë se do merrni rendije të mirë në google;
Linqet e “thyera”: Nëse keni shumë linqe që nuk punojnë, atëher sigurisht se kjo do ndikojë keq në google, dhe në renditje;
“Fqinjët” e këqij: Të shkëmbesh linqe me spammerë ose për spamm, do ketë ndikim tejet të madh për google caffeine;
Renditje e përgjithshme: Siç duket google nuk do marr parasysh më vetëm renditjen në pak fjalë për faqen tuaj, por do shikoj më thellë dhe të hulumtojë më shumë për faqen tuaj, dhe pastaj të vends nëse jeni për të u renditur më mirë apo jo.

Siç duket që të renditeni më mirë duhet të keni përmbajtje të mirë, dizajn të thjeshtë, faqe lehtë të navigueshme etj.

Faktorët si vjetërsia e faqes, sa vjet ka faqja që ka hapur etj. do luajnë akoma rol të rëndësishëm. Sido që të jetë efektet dhe faktorët e rënditjes nuk është se s’do ndryshojnë.

Si mund të adaptoni faqen tuaj në google caffeine?
Edhepse google caffeine akoma nuk është vënë në punë, janë disa gjëra që ju mund të bëni për të i rritur shansat e renditjes së mirë edhe në google caffeine:

Largoni të gjithë përmbajten spam në faqen tuaj. Spami herët apo vonë do të ndikojë në google caffeine. Me spam nënkuptohet psh ngjyra e njejtë e tekstit me prapavijën, linqet automatike etj;

Verifikoni dizajnimin e faqes suaj si dhe navigimin e saj. Faqja duhet të ketë navigim të lehtë, dhe dizajn sa më profesional;
Merrni linqe nga social bookmarking(sidomos ata që kanë faqe të huaja). Social bookmarking kanë luajtur rol të madh, e pritet të kenë ndikim shumë më të madh në googlen e re;
Rishikoni linqet tuaja. Kujdesuni që asesi të mos linkoni tek faqet që duken si faqe spammere. Fokusohuni tek faqet e thjeshta & profesionale.

Google Caffeine do të del pas pushimeve të fundvitit. Nëse i ndiqni këshillat më lartë, do keni mundësi të mira që të renditeni sa më mirë në google.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=762

Top