Good Night and Good Luck

për përkthimin falenderojmë Leiden

“Ajo që do të them mund të mos ju pëlqejë. Në fund të këtij debati disa njerëz mund të akuzojnë këtë gazetar se po pështyn në pjatën ku ha, dhe shoqata juaj mund të akuzohet se po u bën vend, në gjirin e saj, ideve eretike (madje të rrezikshme.) Por struktura e ngritur nga rrjetet televizive, agjencitë publicitare dhe sponsorët nuk ka për tu shembur, as cënuar.
Eshtë dëshira ime, për të mos thënë detyrë, të përpiqem tju flas me ndershmëri, ju bashkëudhëtarëve të mi, mbi atë që po i ndodh radios dhe televizionit. E nëse ajo që them është me përgjegjësi, vetëm unë e mbaj përgjegjësinë e asaj që them.

Historia jonë do jetë ajo që ne duam të jetë. E nëse do të ketë historianë pas 50 apo 100 vitesh, e nëse do të ruheshin të gjithë filmimet e një jave të vetme të të tre kanaleve tona televizive, ata do të gjejnë të regjistruar aty, në bardh e zi apo me ngjyra, provat e dekadencës, vakuumit dhe izolimit të realitetit ku jetojmë. Në momentin që po flasim jemi të gjithë të shëndetshëm, jetojmë në mirëqënie, bollëk, të kënaqur e të kënaqshëm. Kemi një alergji ndaj lajmeve jo të këndshme apo shqetësuese, dhe mass media jonë e pasqyron këtë prirje. Por nëse nuk vendosim të shkundim pas krahëve bollëkun, dhe nëse nuk pranojmë që televizioni përdoret mbi të gjitha për të na shpërqëndruar, mashtruar, dëfryer dhe izoluar – atëherë kush e financion, kush e sheh dhe kush punon në të do të ndërgjegjësohet për këtë realitet kur të jetë tepër vonë për ta rregulluar…. Read more

Nisa këtë fjalim duke thënë se historia jonë është ajo që ne bëjmë. Por nëse do të vazhdojmë kështu, historia herët a vonë do të marrë hak, dhe haku nuk vonon shumë që të vijë. Le të vlerësojmë fort rëndësinë e ideve dhe të informimit, për një herë të paktën! Le të ëndërrojmë deri në atë pikë sa të themi se, do bëjë vaki një të diel mbrëma të bekuar, që hapësira e zënë zakonisht nga Ed Sullivan t’i kushtohet një sondazhi të vëmendshëm mbi gjendjen e arsimit në vend, apo që dy a tre javë më pas hapësira e mbushur normalisht nga Steve Allen ti kushtohet një studimi të thelluar të politikës amerikane në Lindjen e Mesme. A ndoshta imazhi i sponsorëve të këtyre dy programeve do të dëmtohej? A ndoshta aksionerët e tyre do të xhindoseshin e do të qaheshin? Çfarë mund të ndodhë, përveç faktit që disa miliona njerëz mund të ndriçohen pakëz mbi argumente që mund të përcaktojnë fare mirë të ardhmen e këtij vendi dhe, si pasojë, të ardhmen e vetë këtyre kompanive?

Për ata që thonë njerëzit as nuk kanë për të parë gjë, nuk do të ishin të interesuar, janë tepër të vetëkanëqur, indiferentë dhe të izoluar mund tu përgjigjem vetëm duke thënë se kundër kësaj teze ka prova të pakundërshtueshme të reporterit në fjalë. Por edhe nëse do të ishte e vërtetë, çfarë do të humbisnim? Sepse nëse do të ishte e vërtetë dhe ky mjet mos të shërbente për asgjë përveçse për argëtim, dëfrim dhe izolim, atëherë ekrani që tani po shuhet dhe shpejt do të shohim se e gjithë beteja është e humbur.

Ky mjet(televizioni) mund të edukojë, mund të ndriçojë dhe (po!) mund të jetë burim frymëzimi, por mund ta bëjë këtë VETEM dhe EKSLUZIVISHT nëse qenia njerëzore do vendosë ta përdorë për këto qëllime.
Përndryshe nuk është veçse një masë fijesh elektrike dhe valvulash, brenda një kutie.

Natën e mirë e fat të mbarë”.

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Posted in Kinema, Lart & Poshtë Tagged: Good Night and Good Luck
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2698. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2698