Gomonet e Qeveritareve ne Shqiperi transportojne droge ne Itali.

kastriot

Primus registratum
Gomonet e Qeveritareve ne Shqiperi transportojne droge ne Itali.

Gomonet transportojnë drogë
Mantovano: Nuk sjellin më klandestinë


--------------------------------------------------------------------------------

BARI

Gomonet shqiptare vazhdojnë ende të lundrojnë nëpër ujërat e detit Adriatik. Por kësaj here jo më me klandestinë, por me marijuanë dhe heroinë. Ky është shqetësimi i zëvendësministrit të Brendshëm, Alfredo Mantovano, dhënë për mediat italiane, pas një takimi me prefektët, punonjësit e rendit dhe të administratës lokale në Pulja, Itali.

Pas ndalimit të kontrabandës, fluksit të klandestinëve, Italia i kërkon qeverisë shqiptare ndalimin e trafikut të drogës. Sipas medias italiane, një lumë me drogë mbërrin nga Shqipëria në brigjet e gadishullit Apenin. Zëvendësministri i Brend-shëm, Mantovano, flet për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më konkret me autoritetet përkatëse në Shqipëri, për të ndaluar trafikun e drogës. "Kohët e fundit Policia Shqiptare ka djegur një sasi të madhe rrënjësh marihuane në fshatin Cakran të Fierit (e cila njihet si zemra e kultivimit të bimëve narkotike). Presim të shikojmë zjarrin që do të djegë kokainën dhe heroinën. Për këtë është i nevojshëm një bashkëpunim më konkret dhe më thelbësor mes autoriteteve italiane dhe shqiptare", thotë për median italiane Alfredo Mantovano. Duke iu referuar këtij burimi, heroina dhe kokaina e ardhur nga Shqipëria po zënë vendin e marihuanës, në atë pikë sa në farmacitë e provincave Monopoli dhe Fasano janë regjistruar një bum shitjesh të shiringave.


Marre nga BW.
 
Top