Al-Punk
Still here
Gjeta diku kete shenim:
Gojëdhëna mbi Thanën illire - dokument parahellen,
gjindet në bibliotekën e Konstantinopolit e shkruar, lirikë,
vjershë e përcjellur fshehtas nga authorë antik me prejardhje dardhane
dhe dijetarë, të rrëmbyer nga fëmijëria e tyre, të dërguar me dhunë
në oborret mbretërore, kishtarë dhe duke iu ndërruar emrat dhe origjinën,
që mos ta njihnin kurrë vetveten dhe gjakun e lashtë illirian.
Njëri ndër ta është edhe Aurel Marcelini, nje dardhan, fëmijë i rrëmbyer
dhunshëm, iu ka ndërruar biografia (ashtu si shumë dijetarëve të tjerë
dardhan e illirian në përgjithësi, nga fiset e lashta illire), u rrit dhe u edukua
në frymë anti-illire, në oborrin perandorak.
Ja, një shkrim i tij, i shkruar fshehtas (sepse të gjitha shkrimet,
dijetarët me prejardhje illire, i shkruanin ditën dhe i digjnin natën, për
të mos u diktuar, vetëm sa për ta shprehur ndonjë të vërtetë historike
illire...). Shkrimi origjinal ësht ky:
"- E vërteta ngushëllon vetëm brengë të mëdha, por largon edhe çdo ndjenjë të fshehtë...
Të harrosh vetveten, do të thotë t'i ngjajshë kafshës së zbutur,
që e quan zot zbutsin, padronin ...
Gëzimi dhe hidhërimi qenkan dy anë të të njëjtit litar.
Njeriu duhet të kërkojë dhe ta gjejë të vërteten, pastaj të veprojë...
I vodhën illirët, ua plackitën arin, veshjet.
Konstantinopoli e Roma, mburren me verën illire prej mjalti,
duke e quajtur te vetën.
Ua vodhën illirëve edhe perënditë.
Edhe përrallat. Edhe emrat. Zeusi është i vjedhur,
Ai ka qenë mesazhi illirian, ZOT, ku çdo shenjë kishte nje kuptim në vete. -
T-ja përfaqesonte Njeriun, O-ja diellin, Z-ja rrezet.
Të gjitha bashkë donin të
thoshin: 'Jemi njerëz që i besojmë diellit,
ngrohemi nga rrezet e tij – pra jemi illir'.
Kurse hellenet e transformuan ZOT-in në Zeus, duke i dhënë
edhe kuptim tjetër, monotheist.
Emri Aristotel gjen spjegim përmes
illirishtes; ai ndahet në ar-ist-ill (ar-eshte yll) Aristilli, eshte pra,
është yll, është ar apo Yllari (Illari)
Ç'është Odhiseu (Odisea) e Homerit?
Emri Odhise në illirishten do të thotë - udhë, udhëtar".
Gojëdhëna mbi Thanën illire, parahellene,
e përcjellur fshehtas deri në ditët e sotme ështe kjo:
"- Laureshë gazmore në Skard curliko
ngazllo zanat shtojzovallet zgjo!
Zhdremit Amzën e të omlës bletë,
fluturo nalt me i mjelun retë!
Prite n'kreshta agun dritshkreptimë,
mbush do kupa me vesë plot vizllime!
Kupat mbushi epja të Pavdekshmes
Qerpikgjatës Thanës Perëndeshës:
- Të bekoj rrushin në Dardhar -
e të dehem me venë si nektar!
Harpë kordhëndehura të ushtojë
Trimninë e dardhanëve të këndojë!
Thirri Erës - Nanës Të Stuhisë -
Thirri Dillit - Babës te Zjarmisë!
T'vinë Pirrustët me cjep e me drenë,
të këndojnë të dehen me venë!
T'vinë Paejonet harklakume,
T'vinë Drillasit për valle t'përvlume
Ata burra me siguna t'mprehta -
O për Liri hiç s'u dhimbet Jeta!
T'vinë Bardhanët e Margut t'shkumbzume
T'Perendeshës THANËS të bekume
N'Kreshtabardhë ku zihet mjaltë shumë,
Bahet Vena prej rrushit si shkumë;
N'Ulpianë ku fryhet Buke e Bardhë,
Piqen rrunxa dhe ogicë leshbardhë.
Atje t'vinë Mollosët kordhëtarë -
t'bijtë e Pirros, mbretit zulmëmadh;
t'vine Kaonet me comanga t'randa -
Bylysarët që kurrë s'durojnë pranga;
t'vinë Thesprotët t'sjellin pemë bojdilli
Thaullantët me shkreptima Qilli -
t'vinë Ardiant e Theutës Nanë,
Dasaretët e t'Hyjnushmes Thanë,
Krejt illirët kudo e ku janë -
Të tubohen t'vinë n'Ulpianë!
N'Besë illirësh të lidhet Trimnia
Ou nga Thesproti deri te Delmetia!"
Shkrimi është përgatitur nga albanologu prof. Drillon Gega
dhe është pjesë e librit të tij "Studime Ethymologjike"