admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mendimi i një goditjeje në zemër është i frikshëm – kjo sëmundje kardiovaskulare është shkaku kryesor i vdekjeve, të paktën në Shtetet e Bashkuara.
Çuditërisht, numri i atyre që përjetojnë simptoma klasike – dhimbje gjoksi, gulçim, të vjella dhe lodhje – është thuajse dy herë më i vogël në krahasim me numrin e personave që pësojnë goditje në zemër pa shfaqur ndonjë simptomë të dukëshme.
Ky është përfundimi i një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) që i hedh një vështrim goditjeve të panjohura në zemër.
Autorët e studimit morën në shqyrtim një grup prej 1 mijë të rriturish – burra e gra – në Islandë. 17 për qind e pjesmarrësve thanë se kishin pësuar një goditje të heshtur në zemër që ndodh kur një enë gjaku bllokohet – pa pasur lloje të simptomave – si shtrëngime të dhimbshme në gjoks.
Ndërsa 10 për qind e pjesmarrësve thanë se kishin pasur simptoma të tilla.
Ekspertët thonë se kjo sugjeron një problem të madh, sepse simptomat përbëjnë paralajmërim dhe pa një paralajmërim goditjet në zemër bëhen edhe më të rrezikshme për jetën.
Autorët e studimit thonë se mjekët duhet t’i shohim me kujdes pacientët e tyre – sidomos ata që janë diabetikë ose që paraqesin simptoma të paqarta ose jospecifike - sepse dëmet nga goditjet e panjohura në zemër nuk mund të zhbëhen. Goditje të tilla – pa simptoma – mund të zbulohen vetëm përmes skanimeve të shtrenjta MRI, prandaj përcaktimi i drejtë i nevojës për një analizë të tillë ose ilaçe vjen nëpërmjet një shqyrtimi ose balance midis rrezikut dhe përfitimit – diçka që mjekët duhet t’a diskutojnë me çdo pacient individualisht.