GM sot pritet të njoftojë nëse do të shesë ose jo Opelin

Albforumi

Primus registratum
GM sot pritet të njoftojë nëse do të shesë ose jo Opelin

general_motors_opel-300x200.jpg
General Motors pritet të njoftojë sot nëse do të shesë ose jo prodhuesin evropian të makinave Opelin, të cilin e ka dërrmuar keq kriza ekonomike globale.

Vendimi do të prekë rreth 50 mijë të punësuar në Evropë dhe do të përcillet me vëmendje, posaçërisht në Gjermani, e cila është para zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria gjermane ka kërkuar shitjen e Opelit dhe ka mbështetur një ofertë të prodhuesit kanadez të pjesëve të makinave Magna në partneritet me Bankën Ruse Sberbank.

General Motors do tia bëjë të ditur vendimin qeverisë gjermane, para se të mbajë një konferencë për gazetarë gjatë ditës së sotme.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=516. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=516

Top