Re: Globalizimi dhe Shqiperia
kulturat po perzihen nga pikpamja ime. po shihen interpretime te nje stili jete te shpikur nga nje vend, ne vende te tjera. u permend amerikanizimi, nderkohe qe ne amerike eshte bere nje miks kulturash ku gjen gjithçka ne çdo çast qe deshiron. ideja pop, postmoderrn, Mcdonalds, Buddha, Yoga, Spaghetti, Oriental etj etj jane pjese e jetes se perditshme kudo, fale Tv dhe mediave ne pergjithsi. aspekti globalizim eshte i lidhur ngushte me shpejtesine e informacjoinit dhe levizshmerise se botes ne kohet tona ne pergjithsi. eshte fenomen i pashmangshem socjal perhapja e modave te reja te nderthurura mes njera tjetres. kjo per shkak se njeriu kerkon gjithnje ndryshim dhe stimuj te ri ne pergjithsi. pa kaluar ne aspektin thjesht ekonomik te çeshtjes, ku firmat e medha duan te perhapen ne çdo cep te globit per te rritur fitime, vihet re lehte tendenca qe kemi per tu dukur te veçante ne ambjentin ku jetojme. dhe per tu dukur i veçante, perveç origjinalitetit qe mund te kete vete njeriu, eshte edhe ndikimi qe bota e huaj ka mbi ne. duke perzjere elemente moderrne me elemente "antik", ose "futuriste", ose vetem perzjere elementesh aktuale, mund te krijohen risi pafund. disa te vlefshme dhe disa vulgare, por kjo dihet. personalisht nga ana socjologjike e shoh si pozitive globalizimin. ne shume fusha krijon ide te perbashketa, por nuk duhet nenvlersuar elementi njeri. ne çdo cep te botes ka njerez me mendime origjinale, te cilet nuk i marrin gjerat aq shabllon sa mund te duket ne pergjithsi. sigurisht mund tu pelqeje coca-cola dhe Mcdonalds (se kto jane fenomenet e sotshme) por kjo nuk eshte gje negative dhe nuk besoj se do ndikoje ne konceptimin e tyre te jetes. biles, pa i hyre shume studimeve socjologjike, mund te vihet re kollaj se shume koncepte perendimore nuk mirepriten dhe aq mire. seicili pranon ate qe i pelqen nga globalzimi, dhe e kunderta, gjeja e bukur qe ai i ofron botes seleksjonohet me kujdes nga shije te ndryshme.