Gjykata e Lartë zbardh vendimin për pushimin e çështjes Mediu
TIRANË- Gjykata e Lartë zbardhi sot vendimin e plotë për pushim e çështjes ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u gjymtuan 300 të tjerë.
Sipas gjykatës, pushimi i çështjes erdhi për shkak të veshjes së tij me imunitet, fill pas zgjedhjes së tij si ministër i Mjedisit.
“Fakti që ky i pandehur është zgjedhur deputet në legjislaturën e XVIII-të të Kuvendit të Shqipërisë nuk lejon vazhdimin e procedimit penal në ngarkim të tij” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Një ditë më parë Partia Socialiste kërkoi nga gjykata zbardhjen sa më parë të vendimit për këtë çështje, në mënyrë që prokuroria të vijojë me kërkesën e saj për heqjen e imunitetit të Mediut. Kërkesë, që pritet t’i hapë rrugë zhvillimit me themel të procesit hetimor.

PS: Prokuroria të kërkojë imunitetin e Mediut

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme të depozitojë sa më shpejt në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, për t’i hapur rrugë edhe njëherë hetimit të tragjedisë së Gërdecit.
Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Sajmir Tahiri ka theksuar se çdo dështim i ardhshëm apo hezitim për të vepruar nga Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme vlen të konsiderohet si bashkëfajësi për të fshehur drejtësinë e për të amnistuar Fatmir Mediun pas artificave ligjore tërësisht të kapërcyeshme.
Ai kujtoi se familjarëve të viktimave, me vendimin e fundit për lirimin e Mediut nga akuzat iu bë një vrasje e dyfishtë.
“Tragjedia e Gërdecit nuk është një ngjarje e arkivuar në librat e historisë, por përkundrazi, është një ngjarje aktuale, pasojat e të cilës nuk i vuajnë vetëm ata që kanë humbur fëmijët, prindërit, familjarët apo pasurinë, por i vuajnë të gjithë shqiptarët e ndershëm”- tha ai.
Ai ka akuzuar kreun e qeverisë, Sali Berisha si strehues të Fatmir Mediut, një të kërkuar për vrasjen e 26 qytetarëve të pafajshëm, duke e punësuar për Ministër, ndërkohë që edhe sipërmarrësi më i vogël i Republikës, një person me të tillë akuzë, nuk do e kishte punësuar as për kamerier.
“I bëjmë thirrje Sali Berishës të shpreh qartë, pa ekuivokë dhe larg çdo deklarate demagogjike, gatishmërinë e tij për të hequr imunitetin e Ministrit Fatmir Mediu, si dhe të ndalojë çdo formë presioni apo joshjeje ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë”- tha ai.

dt 25 shtator
Mediu, rikallëzohet nga familjarët e viktimave të Gërdecit

TIRANË- Mbrojtësit ligjorë të familjarëve të 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit kane bërë gati kallëzimin penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes tashmë me detyrën e Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu dhe “arkitektëve” e kompanisë që ngritën fabrikën e ferrit në ish-repartin e tankeve.

Ky lajm bëhet i ditur nga mbrojtësja ligjore e familjarëve të viktimave të Gërdecit, e cila gjatë një bisede me “Shekullin” konfirmoi këtë informacion, duke shtuar se të hënën kallëzimi do depozitohet pranë institucionit të akuzës.

“Të hënën do të dorëzojmë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë një kallëzim penal ndaj Ministrit të Mjedisit deputetit Fatmir Mediu, ish-drejtorit të MEICO-së Ylli Pinari, administratorit të kompanisë “Albademil” shtetasit Mihal Delijorgji dhe kunatit të tij, me detyrë drejtues teknikë në fabrikën e çmontimit në Gërdec Dritan Minxholli. Këta persona do të kallëzohen si shkaktarë të vdekjes së 26 personave, familjarët e të cilëve i mbrojmë ne në proceset gjyqësore”-tha nje nga avokatet.

Me kallëzimin që do bëhet në prokurori, do i jepet mundësi e dytë organit të akuzës të rifilloi ndjekjen penale për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vetëm pak ditë më parë vendosi pushimin e çështjes për shkak të imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit në vend. (Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23352. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23352