Gjykata e Apelit lë në burg Kriston, akuzohet për terrorizëm

Gjykata e Apelit lë në burg Kriston, akuzohet për terrorizëm

DURRES – Mbetet në fuqi masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Artan Kristo, i akuzuar për terrorizëm. Pas apelimit, trupi gjykues i përbërë nga Valentina Sadinaj dhe ndihmesit Valbona Cekrezi dhe Besim Derzhnjeva u mblodh rreth ores 13.00. Në këtë seancë akuza u përfaqësua nga prokurori i çështjes në Apel Alfred Elezi. Trupi gjykues, pasi u njoh me çështjen dhe kërkesën e mbrojtjes, ka lenë në fuqi vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndërkohë që avokatet e të pandehurit Rajmond Todhe dhe Ilir Malindi kanë kërkuar lehtësim të akuzës, pasi sipas tyre, shtetasi Artan Kristo nuk praqitet mirë nga ana shëndetësore dhe ka një sërë problemesh familjare, pasi pret 2 fëmije. Ata duke paraqitur këto arsye, kanë kërkuar që ndaj tij të vendoset ” masa e detyrimit të paraqitjes”.

Gjatë zhvillimi të seancës, besimtare te shumte mysliman kanë qenë të pranishëm pranë ambienteve të Gjykatës se Apelit në Shkozet të Durrësit, për të mbështetur sipas tyre, vëllanë Artan Kristo.

Ndaj shtetasit Artan Kristo rëndon akuza për mesazhe terrorizmi në internet ndaj opinionit publik, dhe për këtë arsye ai do të vazhdojë të qëndroj ne burg deri sa te zbardhet çështja gjyqësore në ngarkim të tij.

Gjykata e Shakllës së Pare Durrës, kishte vendosur me 23 tetor masën e sigurisë burg pa afat për Artan Kriston akuzuar për nxitje të veprimeve terroriste. Kristo është mbrojtur duke thënë se fjalët e tij janë keqkuptuar. “Prokurori nuk i kupton ato fjalë. Jam i pafajshëm, nuk meritoj të qëndroj pas hekurave, pasi fjalët janë të shkëputura nga konteksti i fjalimit prej 60 minutash”, ka thënë ai, duke kërkuar të lihej në detyrim paraqitje. Por kjo kërkesë nuk eshte marre parasysh.

Terrorizmi, si e vëzhgoi SHISH-i ‘imamin’ Kristo

“Terroristi” shqiptar me mbiemrin e krishterë, Artan Kristo, është ndjekur për muaj të tërë nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Vëzhgimi dhe përgjimi i tij është kryer në mënyrë konstante duke monitoruar si jetën reale ashtu edhe atë virtuale të ndërtuar në forume të ndryshme nën emrin Muhamed Abdulla Al Albani.
Informacionet e para të marra nga SHISH-i tregonin se ai mund të ishte pjesë e një celule terroriste. Madje ai mund të kishte lidhje me rrjetin e terroristit më të madh të botës, Osama bin Laden. Pas muajsh të tërë ndjekjeje dhe përgjimi, SHISH arriti të përfundojë dosjen për Kriston. Të gjitha materialet iu dorëzuan prokurorisë së Tiranës më datë 27 gusht 2009. Por materialet e SHISH-it kanë vetëm vlerë referuese dhe prokurorisë iu desh të mblidhte prova të tjera në lidhje me aktivitetin e njeriut të dyshuar si terrorist.
Hetuesit kanë monitoruar aktivitetin virtual të Kristos në disa faqe online dhe aty ka rezultuar se ai kishte tejkaluar elementët që të shpien në veprën penale të nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Aktiviteti i Artan Kristos ishte zhvilluar në tre faqe online, www.forum-islamik.com; www.udhezimedhedrita.net dhe www.albselefet.net.
“Ky kallëzim është bërë si rrjedhojë e disa pamjeve video të shfaqura në faqen e internetit www.albselefet.net. bazuar në atë që kemi parë dyshojmë se shtetasi Artan Kristo synonte mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. Duke klikuar në këtë faqe interneti, konkretisht tek rubrika “videos”, shfaqen dy video të tij me titullin “A ka Xhihad në botën islame sot?”. Në këto video shfaqet i arrestuari Kristo dukë bërë thirrje për Xhihad, të cilin e konsideron si obligim deri në ditën e gjykimit, për të shkuar në luftë me qëllim për të vrarë, për të shkatërruar vendet dhe për të ngritur islamin. Ai bën thirrje në këtë fjalim për t’u përgatitur besimtarët myslimanë me sa të kenë mundësi, që të ndihmojnë Islamin me Xhihadin e fjalës, të dorës e të shpatës, të bombës e çdo lloj mjeti tjetër që të ketë kur të vijë koha”,- thanë hetuesit e çështjes.
Ata i kanë cilësuar këto fjalime si nxitje të urrejtjes fetare që rrezikojnë përçarjet sociale dhe mbarëvajtjen fetare brenda komunitetit mysliman si dhe midis besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri. “Xhihadi është obligim deri në ditën e gjykimit. Të shfrytëzojmë kohën, vendin, të shfrytëzojmë pasurinë, të shfrytëzojmë mundësitë tona, pasi të kemi realizuar ecurinë në aspektin fetar. Atëherë padyshim se bota do të na nënshtrohet, do t’i nënshtrohet botës islame, nëse realizon këtë çështje…Xhihadi është obligim, si në Palestinë, Afganistan, Irak, apo më herët që duhet të jetë në Andaluzi të Spanjës, ku kanë vdekur muhaxhedinë myslimanë, kanë luftuar për islamin dijetar, hoxhallarë, popull, gra e fëmijë, ku edhe janë masakruar në Andaluza të Spanjës”,- është një pjesë nga pasazhet e Kristos.
“…Në Xhihad shkohet për të vrarë, nëse shkon për të vrarë ata qafirë që bëhen pengesë në shtetin islam, është bërë pengesë për shoqërinë islame, për drejtësinë, për shumë gjëra, ta heqësh qafe atë qafir, duhet të shkosh për të vrarë jo për tu vrarë…Nuk jemi kundër Xhihadit, duhet ta kuptojnë këto të Bin-Ladenit që nuk jemi kundër Xhihadit, jemi pro. Ne i lutemi Allahut që të vijë një ditë e të na mundësohet edhe neve Xhihadi që ta ndihmojmë këtë islam, si me dorë, shpatë, e bombë kur të vijë koha”,- thuhet ndër të tjera në fjalët që “imami” Kristo shqipton në pamjet e këtyre videove para një grupi të rinjsh të Rrushbulli në Durrës.
Gjithashtu, sipas dosjes, rezulton se Kristo, prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamiste, të llojit salafit-tekirist me një grup të vogël të rinjsh nga Rrushbulli e Golemi në Durrës, duke dhënë këshilla fetare tepër radikale për besimtarët myslimanë në faqet e internetit www.forum-islamik.com.
Këto akuza, vetë “imami” Kristo dhe avokati i tij mbrojtës i kanë cilësuar si një kurth i organizuar nga agjentët e SHISH-it. Madje ata pretendojnë se gjithçka është ndërtuar nga Shërbimi për t’i bërë presion Kristos që ai të rekrutohet dhe të shndërrohet në agjent për të treguar gjithçka që ndodh në botën islame shqiptare.
Sot pritet që në Gjykatën e Durrësit të shqyrtohet edhe njëherë kërkesa e prokurorit për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës me “arrest në burg” për shkak se dosja ka kaluar për kompetencë tokësore në rrethin e Durrësit.

Prokuroria, verifikim Artan Kristos për bigami

TIRANË- Institucioni i akuzës i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile në Shkozet të Durrësit, duke i kërkuar verifikimin e gjendjes civile të të dyshuarit për “akte terroriste” Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, pasi rezulton se ka dy gra. Kjo në bazë të relacioneve të dërguara nga SHISH-i në Prokurorinë e Tiranës, referuar edhe në vendimin e arrestit të Gjykatës së Tiranës marrë në mungesë ndaj të akuzuarit Artan Kristo.
Për të vërtetuar këtë fakt, mësohet se prokuroria, i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile të njësisë administrative ku banon i arrestuari, me qëllim për të verifikuar statusin e tij familjar. “Nga të dhënat hetimore që ndodhen të administruara në dosjen përkatëse rezulton se i dyshuari Artan Kristo jeton me dy gra dhe si fryt i lidhjes me to ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë. Me gruan e parë me të cilën ka edhe kurorë martese, Kristo ka katër fëmijë, ndërsa me gruan e dytë nuk ka vendosur celebrim por vetëm bashkëjeton me dëshirën e kësaj të fundit dhe me të ka dy fëmijë,- thuhet në materialet shkresore të dosjes. Këtë fakt e ka pohuar edhe avokati mbrojtës i të pandehurit, Ilir Malindi.
Ai tha dje për “Shekullin”: Klienti im është i martuar vetëm me një grua ndërsa me tjetrën bashkëjeton me dëshirën e saj. Në këtë rast nuk kemi asnjë vepër penale, pasi kjo nuk është e parashikuar në Kodin Penal. Kjo gjë është e rregulluar me Kodin Familjes, që ndodhet në fuqi”,- tha avokati Malindi. Më tej ai deklaroi se organet hetimore duan të gjejnë patjetër një akuzë që ta mbajnë në burg klientin tim”. Ndërkohë, në nenin 7 dhe 9 të Kodit të Familjes sanksionohet ndalimi për t’u martuar me më shumë se një grua apo burrë.

Terrorizmi, web shqiptar me thirrje për luftë e lavde për Bin Laden

TIRANË- Video me pamje terroriste shoqëruar me tekst në shqip ku bëhet thirrje për luftë janë publikuar në një faqe interneti me emrin “Forumi-islamik”, www.forumi-islamik.com.
Që në faqen e parë të websitit në një video realizuar po nga forumi me të njëjtin emër me atë që mban vetë web-i shfaqet një video “Lufto dhe qëndro”. Videoja hapet me fotot e torturave në burgun e Abu Graib dhe më pas tregon njerëz të maskuar dhe të armatosur me mitraloz e antitank që sulmojnë trupat aleate ne disa vatra lufte.
“Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejini fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni! Lufto në çdo vend që ka arrit jehona e kufirit! Qëndro dhe derdh plumba mbi brezin e sionizmit”- , shkruhet ne video.
“Po Usame” është një tjetër video produkt i forumit në të cilën i këndohet terroristit Osama Bin Laden.
“Po Usame, zhduke ti ushtrinë amerikane/i rrite nderin myslimanëve/Nga vendlindja u largove, për xhihad rrugën e more”- dëgjohet në video.

Zbulohen mesazhet online të Artan Kristos

TIRANË- “Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim dhe detyrim për çdo mysliman jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam, urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt”. Me këto fjalë dhe të tjera të kësaj natyre, që prej organit të akuzës janë cilësuar si nxitëse për akte terroriste, i arrestuari Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, i ka ftuar “vëllezërit” e tjerë myslimanë të përgatiten për ditën kur do të fillojë “Lufta e Shenjtë”, Xhihadi. Këto dhe fjalët e tjera nxitëse, të thëna e të shkruara nga Kristo në tri faqe të ndryshme interneti (forume myslimane) janë mbledhur dhe renditur nga përfaqësuesit e akuzës, duke i përdorur para Gjykatës së Shkallës së Parë dhe duke e bindur këtë të fundit të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Kristos. Përveç vendimit të masës së sigurisë, togat e zeza vendosën gjithashtu që dosja penale në ngarkim të Kristos t’i kalojë për kompetencë prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit si dhe janë urdhëruar oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë kontrollin e banesës dhe klinikës mjekësore të përdorur nga i arrestuari në qytetin bregdetar. Sipas vendimit të togave të zeza të firmosur nga gjyqtari Gerd Hoxha, ky i fundit ka lejuar oficerët e policisë të kryejnë kontrollin e imtësishëm në ambientet e banesës tre katesh që ndodhet në lagjen “Troplini” në fshatin Rrashbull të Durrësit dhe në klinikën mjekësore që ndodhet në banesën dy katesh në rrugicën e Gjykatës së Apelit Durrës, konkretisht rruga “Bajram Curri”, lagjia 14 Shkozet, që përdorej nga i arrestuari Kristo. Sipas këtij vendimi që mban nr. 1534, kanë qenë agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) që kanë hasur këshillat dhe propagandën e “imamit” Abdulla Al Albani (Artan Kristo) në faqet e internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Gjithashtu, përveç këshillave dhe propagandës për të kryer vepra me qëllime terroriste, sipas akuzës, i arrestuari Kristo nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike në faqen e internetit të moderuar nga ai vetë www.albselefet.net shfaqet duke synuar mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. “Nga shqyrtimi i materialeve hetimore, ka rezultuar se kallëzimi penal në prokurori ka ardhur me datë 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku edhe është regjistruar procedimi penal me nr. 2915, viti 2009, që bën fjalë për veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” nga i arrestuari Artan Kristo”-thuhet në vendimin e gjykatës. Sipas këtij vendimi, “imami” Abdulla Al Albani ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi, është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë, rritjen dhe ushqimin e të cilëve e siguron duke ushtruar profesionin e “mjekut popullor” dhe predikuesit të fesë islame nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt me njerëzit, në rrugë telefonike dhe elektronike. “Artan Kristo prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem të Durrësit, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagande Kristo e realizon edhe nëpërmjet faqeve të internetit me frymë islame. Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, organi i akuzës pretendon se i arrestuari Kristo nxit urrejtje fetare, e cila rrezikon përçarjen sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesës brenda komunitetit mysliman dhe më gjërë”-thuhet në vendimin e gjykatës. Gjithashtu, mësohet se në rrugë operative dhe me metoda specifike, prokuroria ka mundur të siguroi biseda të ndryshme të kryera nga katër numrat telefonikë, nga një adresë elektronike interneti si dhe tre faqet zyrtare të forumeve islamike që përdoreshin nga vetë i arrestuari, në komunikim me personat e tjerë. Sipas akuzës, i arrestuari Kristo dyshohet se nëpërmjet këtyre komunikimeve me persona të tjerë dyshohet se ka kryer veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. (SHekulli)

Pmude8hjtJo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27138. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27138

Top