admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ka njerëz që ndjehen gjithmonë të lodhur. Kjo mund të vijë edhe nga gjumi i pamjaftueshëm. Sipas statistikave, 75 milionë amerikanë ose më shumë se 25 përqind e popullsisë thonë se nuk flenë sa duhet. Mes grave, pagjumësia është edhe më problem. Rreth 35 përqind e tyre mbështeten në barna vetëm për marrë një “sy gjumë”.
Një studim i ri thotë se njerëzit që marrin më pak se 6 orë gjumë në natë, kanë 2 herë më shumë gjasa të pësojnë një goditje në zemër.
Ekspertët thonë se kur pagjumësia është kronike, në trup ndodhin ndryshime metabolike, nivelet e kortizolit ngrihen, niveliet e sheqerit në gjak mund të rriten.
Por ndërsa ka njerëz që përpiqen të flenë, një studim i ri paralajmëron për të mos fjetur shumë – më shumë se 8 orë gjumë në natë mund të shtojë rrezikun për sëmundje koronare të zemrës. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë përse më shumë gjumë afekton zemrën, por dihet se marrja e 6 deri 8 orë gjumë në natë duhet të jetë përparësi.