Gjuha e ilirëve gjuhë e shqiptarëve

Gjuha e ilirëve gjuhë e shqiptarëve

gjuha-ilire.jpg1-300x214.jpg
Nga NIKO STYLOS

Meqë kam lindur dhe jam rritur në Çamëri, që grekët e quajnë T(h)esproti, ndiej gëzim të veçantë të shkruaj për tema që lidhen me Iliria dhe ilirët. Në vitet e para të shkollimit tim, një nga pleqtë e ditur të vendit ku u rrita, mësues dhe poet satirik, si dhe diplomant në Shkollën dygjuhëshe të Manastirit të Lakasait, siç e quanin në kohën e sundimit turk, na thoshte se Iliria, sipas shkrimeve të grekëve të lashtë, ishte koloni e çamëve ose e t(h)esprotëve.

Kur u rrita dhe fillova të merresha me historinë e Çamërisë ose të T(h)esprotisë, në librin historik të Apollodorit e gjeta të shkruar këtë tekst, të cilin po e paraqes fjalë për fjalë:

Kadmi, bashkë me Harmoninë, braktis Tebën (Thevën, Thivën) dhe vjen te enkelejtë në një kohë që pësonin sulme prej ilirëve dhe morën një profeci, që ti besonin udhëheqjen Kadmit dhe Harmonisë nëse donin të fitonin. Dhe ata u bindën dhe i bënë prijës dhe fituan. Kështu Kadmi u bë mbret i ilirëve dhe lindi një djalë, Ilirin (Ilyrion). (Apoll. 3, V. 4).

Se ku gjendet vendi i enkelejve, sot nuk mund ta themi me siguri, se të vetmen gjë që dimë nga shkrimtarët e lashtë grekë, është se ishin banorë veriorë të T(h)esprotisë. Deri ku shtrihej në veri ky vend, është e panjohur, sepse të dhënat janë të ndryshme. Te Pausania (IV, 34) madje lexojmë se edhe lumi Aoos, domethënë lumi Vjosë, rridhte përmes truallit tesprotas. Personalisht besoj, edhe pse mund të ketë edhe ndonjë ndikim nga patriotizmi im çam, se ky popull më përpara nuk quhej ilir ( = Ilyrii), por e mori këtë emër nga mbreti i tyre Ilir (= Ilyrion), bir i Kadmit dhe i Harmonisë.

Për gjuhën e mbretit Ilir, si dhe të mbretërisë së tij, duke marrë parasysh se i ati, Kadmi, ishte mbret i Tebës beotase, mund të them se ishte gjuha shqiptarëve, sepse në këtë vend edhe sot gjuha e banorëve të tij është gjuha shqipe.

Ngase kjo është një hipotezë dhe ngase shqiptarët e Greqisë, të quajtur arvanitas në greqisht, grekët i duan refugjatë të ardhur para disa shekujve nga Shqipëria, ndër ta edhe tebanët, e vetmja rrugë që mbetet për ta dëshmuar të vërtetën, sipas hipotezës së mësipërme, janë mbishkrimet e lashta të palexuara, që janë gjetur dhe gjenden vazhdimisht në vendet ku jetojnë ose kanë jetuar shqiptarët.

Këtu duhet të them, meqë mësimet i kam bërë në Greqi, edhe pse u privova nga mësimi gjuhës amtare, i falënderoj shumë grekët për formimin tim të mirë gjuhësor në gjuhën greke. Veçanërisht u jam mirënjohës për mësimin e greqishtes së lashtë, me të cilën mund të lexoj edhe tekste të lashta greke, në të cilat gjenden shumë të dhëna, që nuk janë përkthyer në greqishten e re. Këto të dhëna, që nuk përputhen – le të themi – me edukimin etnik grek.

Një nga ata libra është dhe libri i Dionisit nga Alikarnasi Arkeologji romake, në të cilin ndër të tjera për tirenejtë () ose etruskët () e Italisë, shkuan:

Elaniku Lesbiasi mbështeste se tirenët (tirenejtë) më përpara quheshin pellazgë dhe morën këtë emër, ngaqë banonin në Itali. Lidhur me këtë Foronidi shkruan sa vijon: nga Pallazgu, ky mbret, dhe Menipi, bijë e Pineut, lindi Frastori, nga ai Amintori dhe prej tij Teutamidi dhe nga ai Nanai. Gjatë mbretërimit të tij, u ngritën pellazgët, që ishin nën grekët dhe duke ikur me anije nga lumi Spinit, në Gjirin Jonik, arritën në qytetin Krotonë në Mesdhe dhe duke u vërsulur prej andej ngritën Tirininë, siç quhet sot. (Dion. Al. Libri 1).

Duke u marrë dhjetëra vjet më parë me apominarët (mbetjet) e shkruar të etruskëve ose të tirinejve, të cilat jan më shumë se 11.000 mbishkrimesh, që studiues të shumtë evropianë kanë pohuar edhe në të shkuarën, se gjuha e tyre është shqipja, për të cilat jam i bindur se italianët dhe grekët jo thjesht nuk e duan leximin e tyre, por edhe e pengojnë me marifete të ndryshme dhe me truke shkencore. Në përpjekjen për ta pasqyruar shqiptimin e mirëfilltë të shumë shkronjave të panjohura, që i gjejmë në këto tekste dhe duke besuar se Tirenia dhe Iliria janë koloni tesprote, iu ktheva alfabeteve të mbijetuara në hapësirën e ilirëve, me ndihmën e të cilave arrita ta gjeja tingullin e mirëfilltë të disa shkronjave të panjohura etruske.

Që të bëhem edhe më i qartë, në foton vijuese, po e paraqes një tekst etrusk të shkruar në gur, që quhet guri i kufirit të Peruxhias:

Për shkak të ruatjes së origjinalitetit Shqipmedia ka vendosur që tekstin e plotë tëërguar nga autori Niko Stylas të shkarkoni në formatin PDF në linkun e meposhtëm. d

Gjuha e ILIRIVE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23404. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23404

Top