Almaa'95
Papirus rex
Dy prej gazetave kryesore të Beogradit, “Telegraf” dhe “Kurir”, kanë pasur sot një shkrim, ku thonë se heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, është serb..
"Historiani anglez Eduard Gibbon në librin e tij "Historia e venitjes dhe rënies së Perandorisë Romake" e vitit 1788, në mënyrë të qartë ka shkruar se Kastriotiç e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviçëve të Zetës.
Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviç Kastriotiç, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar për heroin e tyre kombëtar. Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar.
Emri i tij i vërtetë tani pothuajse është harruar, por në sajë të propagandës shqiptare, e tërë bota e njeh atë.
Emri i tij është Skënderbeu
Gjyshi i Gjorgjes u shpërngul në Janinë të Epirit, si Kefalija serb (në shtetin mesjetar serb: i pari i pleqësisë së qytetit)
Babai i tij, Gjon Gjorgje Kastriotiç është quajtur Princi i Epirit, krahinë që përfshinte Matin, Mirditën dhe Dibrën.Nëna e tij, Vojislava ishte princeshë me prejardhje serbe nga familja e Tribaldas.
Gjon Kastriotiç ishte ndër të parët, i cili u bëri ballë inkursioneve ushtarake të Bajazitit I, por rezistenca e tij nuk kishte sukses. Sulltani e bëri atë të paguajë haraç dhe për të siguruar besnikërinë e fisnikërisë serbe në territorin e Shqipërisë, Sulltani e mori Gjorgjen dhe vëllezërit e tij si pengje”, shkruajnë ato.
Ky në fakt është një debat i vjetër, duke qenë se serbët gjithmonë kanë pretenduar se Gjergj Kastrioti ka origjinë serbe.