Re: GJITHE TIRONSAT KETU
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë
përfaqësuesit e tre firmave finaliste të konkursit “Tirana – Një
kryeqytet
europian”, të cilët shoqëroheshin nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.
Edi Rama nga perfaqesues te GTZ-se dhe të Ambasadës gjermane ne
Tirane.
Kryeministri Nano gjatë këtij takimi u shpreh se Qeveria Shqiptare
kërkon
një zhvillim urban harmonik ku të përputhen të gjithë elementet
përbërës
të jetës urbane ekzistuese me hapësirat e reja që do të krijohen apo
ato
të vjetra që do të rivlerësohen.
“Ne e duam këtë qytet dhe ju kërkojmë ta respektoni këtë ndjenjë tonen
duke e bere Tiranën pjesë të realiteteve integruese europiane”. Kështu
i
është drejtuar kryeministri Nano projektuesve të firmave gjermane,
franceze dhe hollandeze nga më prestigjozet në botë, të cilat do të
konkurrojnë për ndërtimin e qendrës së re të kryeqytetit shqiptar.
“Tirana nuk është më një ëndërr për shqiptarët kudo në botë, por
tashmë
ajo eshte shnderruar ne një simbol per te gjithe dhe një qendër
referimi
për shqiptarët kudo që ndodhen”, tha Kryeministri Nano duke e quajtur
këtë
ndërrmarje një sfidë të re. Ai përmendi edhe dëshirën e madhe të
shqiptarëve të Kosoves për të njohur dhe vizituar kryeqytetin e
Shqipërisë.
“Me ndërtimin e qendrës së re të Tiranës mesazhi qe duhet të japim
është
ai i shpirtit të kulturës europiane dhe asaj të integrimit, edhe përmes
krijimit të një imazhi të ri të Shqipërisë në botë”, tha z. Nano.
Kryeministri theksoi se Tirana ka nevojë për një qendër të re
atraktive
edhe për rininë, sepse do te jetë qyteti i të ardhmes. Ndërkohë
Kryeministri vlerësoi si një faktor mjaft të rëndësishëm
domosdoshmërinë
per ruajtjen dhe rivlerësimin e vlerave aktuale të Tiranës duke
përmendur
si një ndër këto vlera edhe Ansamblin urban te Bulevardit “Deshmoret e
Kombit”.
(nga newsleter e kryeministrise)
me duket se duan ta rregullojne tiranen