Gjithçka Gati Për Duelin Keta-Uzun

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1455811872keta-uz.jpg

Gjithçka i është rikthyer normalitet në ndeshjen e boksit për peshën e mesme të federatës ËBC mes peshngritësit shqiptar Mike Gjetan Ketës dhe boksierit turk Turgai Uzun.

Të njoftuar vetëm 3 ditë më parë se me cilin do të përballen, si boksieri shqiptar ashtu edhe ai turk, u shprehën të gatshëm për të pranuar sfidën edhe pse koha për t’u përgatitur ishte e shkurtër, sidomos për boksierin turk.

Për më tepër brenda 3 ditësh atij i duhej të humbiste edhe rreth 3 kg në peshë gjë që e kishte arritur me sukses, në peshin e sotëm.

“Falënderoj shume Xhoni Ketën që më dha mundësinë për të luajtur për titullin kampion të federtates ËBC dhe jam i bindur që do ta fitoj. Për mua nuk ishte aspak problem edhe pse u njoftova përpara 3 ditësh që të bëhem kampion nesër. Jam një dhelpër e vjetër në ring. Unë e njoh Gjetanin pasi është një boksier i njohur në Gjermani, megjithatë do ta tregojë ringu kush është përgatitur më mirë”, u shpreh turku Uzun.

Eksperienca e kundërshtarit me 3 fish ndeshje më tepër nuk e tremba aspak Gjetan Ketën.

“Për mua nuk ka asnjë ndryshim edhe pse emri i kundërshtarit ndryshoi gjatë ditëve të fundit. Jam stërvitur shumë dhe jam gati për këtë sfidë. E respektoj kundërshtarin por në ring do ta shikoj si rivalin tim”, tha ai.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Gjetan Keta mposht me KO teknik turkun Uzun. Kampion interkontinental në WBC


Ka përfunduar me triumfin e Gjetan Ketës, me të ashtuquajturin “Knock Out” teknik, pas dorëzimit të kundërshtarit të tij turk, Turgaj Uzun, ndeshja e shumëpritur e boksit e vlefshme për titullin interkontinental në WBC.

Ndeshja nuk shkoi më shumë se 5 raunde, nga 12 të mundshme në këtë sport të rëndë, raunde gjatë të cilave boksieri shqiptar Gjetan “Mike” Keta ishte më kërkues dhe sulmonte vazhdimisht, ndërsa rivali turk mbrohej vazhdimisht, sikur donte të ruante energjitë për në raundet pasardhëse.

Mirëpo, pas raundit të katërt, kur Gjetani e kërkoi më së shumti fitoren parakohe me grushtet e lëshuara kundrejt turkut, që konsiderohej si “dhelpra e vjetër” e Turqisë, u desh raundi i pestë, që Gjetani nga Bulqiza të jepte disa goditje radhazi, pavarësisht se turku mbrohej fuqishëm. Atëherë kur mendohej se do të hynim në raundin e 6, Turgaj Uzun u dorëzua, duke shpallur kështu edhe triumfin e boksierit kuqezi.

Në ringun e vendosur në “Asllan RUsi” të TIranës ishin të pranishëm figura të shquara të artit, kulturës, sportit, por edhe politikës, ku sa për të përmendur: Reshat Arbana, Kastriot TUsha, ish-presidenti Alfred Moisiu, ministri aktual i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili dorëzoi brezin e triumfatorit vëllait më të vogël të dinastisë Keta, në një ndeshje boksi për peshat “Cruiser”, Ferit Keta, që mposhti serbo-boshnjakun Haris Calakovic.

Triumfi pritet që t’i hapë rrugën Ketës në arenën e madhe të boksit në ringjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të synojë titullin kampion bote.

Kjo ishte ndeshja e 23-të për Ketën, i cili koleksionon kështu 20 fitore, ndër të cilat 17 me KO, dhe vetëm 3 humbje.
 
Top