Gjimnastja që ndau Putin

putin-alina2004.jpg
Pas zhurmave që qarkullonin prej muajsh se praktikisht presidenti Vladimir Putin dhe ish-bashkëshortja e tij Ludmilla jetonin të ndarë prej kohësh, së fundmi vetë çifti pranoi këto zëra duke njoftuar publikisht prishjen e kurorës 30-vjeçare.

Por kush qendron pas këtij divorci, që për hir të së vërtetës nuk habiti aspak rusët? Gjimnastja Alina Kabaeva, 30 vjeç, e përfolur prej kohësh si e dashura e fshehtë e presidentit rus, madje që ka edhe një fëmijë me të.

Lajmi se Putin do divorcohej nga Ludmilla për t’u martuar më Alinan, 30 vite më e re se ai, u publikua fillimisht në gazetën e Alexander Lebedev, i njohur si kundërshtar politik i Putin. Gjashtë ditë më vonë gazeta u mbyll.

alina-poster.jpg

Alina në një poster

Pavarësisht se askush nuk i beson arsyet e tij, Putin këmbëngul se u nda nga bashkëshortja e tij Ludmilla sepse nuk kishte kohë t’i përkushtohej, pasi ishte i zënë gjatë gjithë kohës me punën dhe “detyrën e vështirë si president i vendit”.

alina-15vjec.jpg

Alina në moshën 15-vjeçare

/ Top Channel
 
Top