Gjermani, recesioni parashikohet të jetë 4-5 % këtë vit

Gjermani, recesioni parashikohet të jetë 4-5 % këtë vit

Gjermania pritet të përballet me një rënie prej 4-5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit, një shifër më e ulët se 6 për qindëshi që ishte parashikuar në pranverë.

“Këtë vit do të kemi një rënie të PBB-së me rreth 4-5 për qind”, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel në një video të transmetuar në faqen e saj të internetit.

Parashikimi i fundit zyrtar i qeverisë gjermane, i bërë në pranverë, njoftonte një recesion prej 6 për qind. Berlini pritet të publikojë një parashikim të ri më 21 tetor.

Treguesit ekonomikë janë bërë përsëri pozitivë më shpejt nga sa parashikohej për ekonominë më të madhe të zonës euro, veçanërisht falë rifillimit të eksporteve industriale.

/ Telegrafi / KosLAB /

Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=70. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=70

Top