Gjerat e demshme per syte tuaj ...

Hektor12

Locus omnem
Gjërat e dëmshme për sytë tuaj
Publikuar: 11.04.2014 - 08:40
timthumb.php


Edhe pse nënat tona na kanë këshilluar të gjithëve se nuk duhet të ulemi shumë afër televizorit, në mënyrë që të mos dëmtojmë shikimin, kjo nuk është e vetmja gjë që dëmton sytë. Lexoni për gjërat që i bëjnë shumë njerëz dhe janë të rrezikshme për sytë.

- Nuk mbani syze dielli: Rrezet UV nuk janë të dëmshme vetëm për lëkurën, por edhe për sytë. Nëse nuk mbani syze dielli për të filtruar rrezet UV, rrezikoni të humbni shikimin, të fitoni kataraktin dhe madje edhe kancerin e lëkurës në qepalla. Prandaj, syzet e diellit nuk janë vetëm aksesorë, por edhe një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme. Edhe pse dielli është më i fuqishëm në verë dhe syzet përgjithësisht barten vetëm në atë kohë, preferohet t’i bartni ato çdo herë që shihni se jashtë është koha me diell.

- E teproni me përdorimin e pikave për sy: Pika për sy janë shumë të popullarizuara për shkak se largojnë shpejt të skuqurit e syve. Ato ngushtojë enët e gjakut, kështu që të bardhtë e syve më nuk duken shumë të skuqur. Megjithatë, pas disa orësh, kur veprimi ndalon, enët e gjakut zgjerohet përsëri dhe sytë mund të duken edhe më të skuqur, para se të aplikonit pikat për sy.

- Trajtimi jo i duhur i thatësisë së syrit: Thatësia e syve është çrregullim shumë i shpeshtë dhe për këtë arsye shumë njerëz përdorin pika. Megjithatë, në qoftë se i përdorni më shumë seç duhet, ato mund të shkaktojnë acarim dhe mund të kenë efekt të kundërt. Pikat për lagështinë e syve janë një zgjedhje e mirë në qoftë se keni ndërmend të përdorni ato deri në katër herë në ditë, për shkak se ato përmbajnë materie me të cilat nuk duhet ekzagjeruar. Nëse ju kruhen sytë, mund të mbani pikat në frigorifer, sepse kjo ndihmon në eliminimin e problemit.

- Qëndroni shumë para ekranit: Kur lexojmë diçka në ekran, qoftë ajo të jetë në një kompjuter në punë, ose telefon, ne automatikisht ndalojmë ose ngadalësojmë lëvizjen e qepallave. Zakonisht, qepallat i lëvizim instinktivisht nga 12 deri 15 herë në minutë, por duke shikuar në një monitor, ky numër zvogëlohet dukshëm. Më e keqja është kur lexojmë tekstin me shkronja të vogla në një kompjuter apo telefon, sepse atëherë fokusi është maksimal dhe pothuajse injorojmë lëvizjen e qepallave, derisa vizioni ynë të turbullohet. Për të shmangur këtë, hidhini një sy në një drejtim tjetër jashtë monitorit, nga koha në kohë, pasi ajo do të ndihmojë për të rivendosur ritmin normal të lëvizjes së qepallave.

- Jeni të pakujdesshëm me thjerrëza: Asnjëherë mos i shpërlani thjerrëzat me ujë, ose t’i vendosni ato në një gotë me ujë, por gjithmonë përdorni lëngun e duhur për të shmangur infeksionin dhe acarimin. Shumë oftalmolog rekomandojmë që të përdoren thjerrëzat për përdorim të shkurtë, por nëse preferoni ato për një kohë të gjatë, mbani në mend se në asnjë mënyrë nuk duhet të flini me to, sepse sytë mbesin pa oksigjen. Edhe disa nga gjërat që nuk duhet të bëni kur keni aplikuar thjerrëzat janë; dushi dhe noti në pishinë apo det. Gjithashtu, nuk duhet të porositni thjerrëza pa u konsultuar paraprakisht me mjekun.

- Përdorimi i grimit të vjetruar: Produktet kozmetike duhet ndryshuar çdo tre muaj, sidomos kur është fjala për rimelin. Megjithatë, edhe në qoftë se përdorni hijezimet për sy me datë të skaduar, ajo çfarë nuk duhet lejuar, është të mos shkoni në krevat pa e hequr grimin.

- Duhani: Nuk duhet të pini duhan për shumë arsye. Pirja e duhanit dhe sidomos tymi i tij, rritë rrezikun e kataraktit dhe dëmton retinën e syrit. Duhani pengon trupin tuaj të furnizohet me vitaminat e duhura dhe të ushqehen indet në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe indet në sy.

- Nuk shkoni me rregull te mjeku: Rregullisht vizitoni mjekun, veçanërisht në qoftë se keni një sëmundje që mund të ndikojë te sytë, të tilla si, tensioni i lartë i gjakut ose diabeti. Nëse nuk kontrolloni diabetin, ai mund të çojë në verbëri, paralajmërojnë mjekët.

- Injoroni simptomat: Nëse keni vizion të turbullt, djegie, kruarje, dhimbje, ose shpesh keni ndriçime para syve, mos injoroni ato simptoma dhe të shpresoni se ato mund të largohen vetvetiu. Nëse me kohë bëni diagnostifikimin e sëmundjes, ajo mund të lehtësojë në masë të madhe procesin e shërimit. Çfarëdo ndryshimi të vëreni, mos e leni pas dore, por konsultohuni me mjekun tuaj.
 
Top