Gjenocidi është një problem i vazhdueshëm në botën moderne
Shkencëtari i politikës, Jonah Goldhagen, nuk ka qenë kurrë i ndrojtur për të shfaqur hapur mendimet e për tu përballur me çdo kundërshti. Në librin e tij të ri, ai argumenton se përse liderët që propagandojnë dhe kryejnë gjenocid duhet të ekzekutohen. Në një intervistë për një revistë gjermane, ai flet edhe për dështimin e ligjit ndërkombëtar

A kanë të gjitha kombet potencial për tu shndërruar në nxitës të gjenocidit?

Jo çdo gjenocid i përfolur mund të ketë ndodhur në të vërtetë. Paragjykimet dhe urrejtjet, idetë mbi ndryshueshmëritë e njerëzve janë zakonisht të përhapura. Në të gjitha vendet ka grupe njerëzish, të cilët, në parim mund të mobilizohen për të sulmuar grupe të tjerë njerëzish dhe, mbi të gjitha, ta bëjnë një gjë të tillë me shumë vullnet.

Cilët janë elementet e tjerë që mund ti shtohen këtyre grupimeve e që i bëjnë ata të rrezikshëm?

Natyra e regjimit politik, natyra e liderëve është absolutisht kritike në shndërrimin e këtij potenciali në një gjenocid të vërtetë.

Mendoni se disa shtete janë më në rrezik se disa të tjerë?

E keni fjalën për format e qeverisjes? Në regjimet diktatoriale, që janë vazhdimisht të kërcënuara nga poshtë, duke qenë se ato operojnë me shtypjen e njerëzve të thjeshtë, ekziston një rrezik më i madh që regjimi të përdorë zgjidhje eliminuese për problemet që shfaqen. Por çfarëdo paragjykimi që mund të ekzistojë për SHBA, Gjermaninë, Japoninë, Italinë, ato ka shumë pak të ngjarë që, në një të ardhme të afërt, të mund të shndërrohen në shtete që aplikojnë vrasjet në masë.

Po në fakt, probleme të tilla si racizmi, ksenofobia apo urrejtjet ndëretnike ekzistojnë edhe në shtete demokratike.

Po, por në vende të tilla, asnjë lider nuk do të merrte në konsideratë kryerjen e akteve të gjenocidit në masë. Veprime të tilla nuk bëjnë pjesë në asnjë prej opsioneve të veprimit.

Titulli i librit tuaj është “Më keq se lufta: Gjenocidi, eliminimi dhe sulmi i vazhdueshëm ndaj njerëzimit”. Sipas jush çfarë gjëje mund të jetë më e keqe se lufta?

Varet nga perspektiva morale që kemi dhe nga mënyra se si e “masim” të keqen. Nëse e masim me mjetet thelbësore, pra me numrin e personave të vrarë, atëherë del se që nga fillimi i shekullit të kaluar, ideatorët e gjenocideve kanë marrë jetën e mbi 100 milionë njerëzve. Pikërisht ndalimi i kësaj situate duhet të jetë një nga objektivat e këtij shekulli. Gjenocidi, pra vrasja në masë, është një problem sistematik i botës moderne. Në librin tim kam preferuar të përdor në vend të termit “gjenocid” fjalën “eliminacionizëm”. Kjo sepse, sipas meje, gjenocidi është veçse një vegël në duart e shteteve, apo liderëve për të realizuar programet apo planet për eliminimin e popullatave që i konsiderojnë të “rrezikshme”. Pra fenomeni thelbësor është “eliminimi”, i cili bëhet bashkë me mjetet që përzgjidhen si arsye pragmatiste. Mendoj se janë pesë të tilla: represioni, transformimi me forcë, përjashtimi, parandalimi i riprodhimit dhe ekzekutimi.

Libri juaj nis me hedhjen e bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki. Përse këto dy ngjarje tragjike zakonisht nuk konsiderohen si gjenocid?

Sepse historinë e bëjnë fitimtarët. Në fakt ishte një vrasje masive. Njerëzit e këtyre qyteteve ishin civilë, jo ushtarë dhe bombat nuk kishin si qëllim ndalimin e luftës. Japonezët ishin të gatshëm që të dorëzoheshin dhe Presidenti Truman e dinte një gjë të tillë.

Mendoni se perëndimorët kanë bindje se ata vetë nuk kryejnë gjenocide, por janë të tjerët që e bëjnë një gjë të tillë?

Amerikanët, por edhe të tjerë, nuk duan të hapin sytë e të shohin për ato çka janë veprimet e liderëve të tyre, pra krimet që ata u kanë shkaktuar të tjerëve.

Çfarë roli ka gjuha, pra të folurit te gjenocidet?

Gjuha është mbartëse e ndjenjave dhe veprimeve dhe si e tillë ajo mbart edhe urrejtje dhe paragjykime. Gjermanët nuk i njihnin hebrenjtë e Polonisë, shumë turq nuk i njihnin armenët, Hututë nuk dinin thuajse asgjë për Tutsit. E megjithatë në të gjitha rastet e sipërpërmendura, vrasjet masive u kryen nga njerëzit të cilët e kishin të mbushur kokën me paragjykime dhe mashtrime dhe mbi të gjitha me ide eliminuese për të tjerët. Gjuha, të folurit, është pikë kyçe nëse do të na duhet që të kuptojmë situatat e gjenocideve.

A janë gjenocidet moderne të dimensioneve më të mëdha në krahasim me ato të shekujve të mëparshëm dhe, nëse po, a ndodh kjo për shkak të avancimit teknologjik?

Pjesa më e madhe e gjenocideve të mëdha që kanë ndodhur në kohët moderne, si ai i Ruandës, për shembull, janë kryer me mjete teknike që kanë qenë shpikur para shekullit të 20. Faktori vendimtar është vullneti. Eliminacionizmi është bërë pjesë integrale e repertorit të botës moderne.
Në librin tuaj flisni edhe për islamin politik. Përse?

“Islami politik”, sipas meje, është termi i duhur për të përshkruar lëvizjet politike që bazohen në disa ide të islamit dhe kërkojnë që të kenë kontroll, shpesh kontroll totalitar ndaj shoqërive të tyre dhe shoqërive të tjera, të cilat, sipas tyre, duhet të jenë islamike. Këto lëvizje shpesh përdorin dhunën dhe tentativa eliminacioniste.

Çfarë duhet të bëjë komuniteti ndërkombëtar në këto raste?
Situata aktuale është shumë e gabuar. Në Perëndim të gjithë janë kundër masakrave. Nëse kjo do të ishte e vërtetë dhe nëse vendet e pasura do të ishin me të vërtetë të vendosura që ti jepnin fund sjelljeve eliminacioniste, atëherë ata duhet ta kishin bërë një gjë të tillë. Edhe Presidenti Obama, prej të cilit njerëzit presin shumë, nuk ka bërë asgjë. Ai duhet që të krijonte një “no-fly zone” mbi Darfur, duhet të bombardonte instalimet ushtarake sudaneze derisa ato të reshtnin të gjitha aktivitetet luftarake, por kjo nuk bëhet, sepse liderët bëjnë llogari personale për çështjet e interesit kombëtar dhe masat e mësipërme nuk bëjnë pjesë në llogaritë e askujt.

Kjo sepse, le të themi, situata në Darfur ndodhet larg vendeve të fuqishme?

Është një detyrë morale. Më thoni me sa jetë afrikanësh është e barabartë jeta e një amerikani, apo europiani? Mjetet e komunikimit na mundësojnë që të kemi informacion për gjithë sa ndodh, ndaj veprimi, apo marrja e masave është çështje simpatie. Situata aktuale është se liderët dhe regjimet që vendosin ndërmarrjen e sulmeve eliminuese kanë shumë pak arsye për të pasur frikë. Ata kanë gjithmonë sukses në veprimet e tyre dhe nuk dënohen kurrë.

Po gjykatat ndërkombëtare?

Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në vitin 2002 ishte një zhvillim shumë pozitiv, por aktualisht ajo funksionon me shumë ngadalësi dhe pa efektshmëri. Ishte një mënyrë pa shpenzime që u zgjodh nga vende të ndryshme, për të thënë se ata po bënin diçka për të vënë drejtësinë në vend. Ne duhet që të krijojmë një ambient ndërkombëtar, ku ata liderë që kryejnë gjenocid, duhet të mendohen mirë para veprimeve të tilla.

Nuk ju duket një ide paksa naive?

Vërtet mendoni kështu? Unë mendoj se të gjitha ato regjime që dihet se kanë ndërmarrë sulme eliminuese ndaj masave të mëdha të njerëzve duhet që të nxirren menjëherë jashtë të gjitha organizatave dhe organizmave ndërkombëtarë. Liderët e këtyre vendeve duhet që të shpallen botërisht vrasës dhe të vriten.

Mendoni se vrasja është një përgjigje e duhur?

Masakruesit e konceptojnë atë si një luftë. Ata e ushtrojnë vrasjen masive ndaj një pjese të pafajshme dhe të pambrojtur të njerëzimit, që, me pak fjalë, është një luftë kundër njerëzimit në tërësi. Dhe nëse ata e nisin këtë luftë, atëherë ndaj tyre duhet të zbatohen rregullat e luftës. Duhet të inkurajojmë ata që mund të vrasin liderë të tillë. Kjo mund të duket paksa radikale, por është shumë më e efektshme, më pak e kushtueshme si zgjidhje se sa dërgimi i forcave paqeruajtëse në vendet problematike.

Nuk mendoni se në një rast të tillë, sovraniteti do të ishte një problem dhe bashkë me të edhe ligjet ndërkombëtare? Kush do ta kishte pushtetin për të vendosur në lidhje me
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23868. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23868