gjeni figuren e fshehur ne 3d

katsune

cherry blossom
Dikur para shume kohesh, fatmiresisht pasi e posedoja fuqine e deshifrimit te stereogrameve :p , me qelloi qe ne nje bar/pub ne mur ishte varur nje stereogram shumengjyresh, shume i madh, gjigand, rreth 3m gjeresi dhe 1.5m lartesi, i rrethuar me nje kornize te bukur druri. 'Hojet' qe perbenin qelizat e stereogramit, pjeset qe 'mbivendosen' tek njera tjetra ne figure, ishin ne vetvete super te detajuara dhe te bukura ne punim, kishin te benin me disa rimorkiatore ne det me dallge. Dukej si nje pikture surealiste tmerresisht e detajuar dhe shumengjyreshe. Dhe nese me pas arrije te shihje pamjen qe fshihej brenda, dalloje nje anije shume te madhe me vela, ne mes te shtrengates dhe mund te dalloheshin edhe marinaret qe terhiqnin litaret e tendosur nga era nderkohe qe anija vete ishte ne maje te nje dallge oqeanike te frikshme. Ishte shume e arrire ne cdo gje.

Ja nderkohe edhe nje tjeter, weird dhe sikur e ke nxjerre nga filmi "Tron".

StereogramCubesWeb.jpg

wow duhet te kete qene vertet i bukur ai stereogrami gjigand qe ke pare ne ate lokalin :)

ky me lart eshte nje nderthurje kubash, duke u nisur nga nje kub i vogel ne qender, kubat e tjere qe nderthuren me te dhe me te tjeret qe i rrethojne jane pak me te medhenj. por ne qender te figures, mua me duket se shkon pak me thelle dhe qendra e kubit kthehet ne kulmin e nje piramide ?? (por nuk jam shume e sigurte per kete, ndoshta shkova shume larg me fantazine :p)
 
katsune

cherry blossom
I lezetshem? Kjo eshte fiks per cfare po thosha, "Advanced Expert Complexity". :D
Shumeplaneshe. Ne plan te pare jane dy veta, duket sikur po kercejne, i kane te dy krahet te ngritur lart siper kokes. Mbrapa kane nje si dekor me dy rrathe, si harqe qe nderpriten diku ne mes me njeri tjerin dhe ne nje fare menyre sherbejne si 'kornize' skenike per secilin nga valltaret. Dhe neper skene ka edhe objekte te tjera me te vogla, por te them te drejten sa here qe tentova te fokusohem tek to, menjehere me bejne syte 'shift' ne nivelin tjeter te stereogramit dhe e tere pamja ndrron e gjitha, behet si nje teresi objektesh te lene aty ketu neper figure. Disa qendrojne pezull, disa varen tek njeri tjetri, disa jane si gjymtyre te cuditshme te zgjatura te ngjashme me nje pikture te S.Dali.
Deri ketu arrita te shkoj une. :p

hahahah duhet te perqendrohesh pak me shume qe ta shohesh qarte figuren. provo te mbash nje laps para fytyres (15-20 cm larg nga fytyra dhe nga figura) dhe fokusohu tek maja e lapsit ne fillim, pastaj kaloje shikimin ngadale drejt figures. ndoshta kjo teknike mund te te ndihmoje, une e perdor me figurat e veshtira si kjo qe solla. ne vend te lapsit, mund te perdoresh edhe gishtin.

jane me shume se dy veta, por nuk po kercejne :)
 
gurax

Pan ignoramus
wow duhet te kete qene vertet i bukur ai stereogrami gjigand qe ke pare ne ate lokalin :)

ky me lart eshte nje nderthurje kubash, duke u nisur nga nje kub i vogel ne qender, kubat e tjere qe nderthuren me te dhe me te tjeret qe i rrethojne jane pak me te medhenj. por ne qender te figures, mua me duket se shkon pak me thelle dhe qendra e kubit kthehet ne kulmin e nje piramide ?? (por nuk jam shume e sigurte per kete, ndoshta shkova shume larg me fantazine :p)
Po ashtu jane, si kuba brenda kubash te ndertuar me 'wireframe' dhe qe edhe nderpriten edhe jane pjese e njeri tjetrit. Nuk di te them tamam per ate pjesen e majes se piramides, me duket edhe po edhe jo, me shume si nje iluzion optik (nuk eshte ironi, e kam me tere mend :D ) nga nja 3-4 kuba qe konvergjojne ne te njejtin vend dhe nese tentoj ta ndjek kete piramiden pertej centimetrit te pare me tej se kulmi, me humb dhe me sfumohet.
 
po, duket sikur kalon pertej ekranit te pc-se :D

e une qe mendoja se isha dezintosikuar nga kjo "droge" stereogramesh , por jo :p
 
gurax

Pan ignoramus
Une me duhet te merrem pak me ate qe solle. Vazhdoj te shoh ato pamjet qe pershkrova me pare. Dmth paska edhe nje tjeter pervec tyre dhe e cila ne fakt eshte primarja dhe e sakta. :eek:
Nese do kete te tjere qe do e shohin dhe do e pershkruajne ate qe do shohin ok, por ti mos e thuaj se quhet me hile. :p
 
katsune

cherry blossom
edhe nje tjeter akoma :p

por tani qe po e shoh nga imazhi qe kam postuar ne forum eshte pak me e veshtire ta dallosh qarte figuren qe fshihet, ngaqe fotoja eshte me e zvogeluar se origjinali. ndoshta duke e zmadhuar pak foton eshte me e lehte qe ta dallosh.
 
h3o

Papirus rex
Qme kujtove kur beja gar me nje shok per keto pamjet, sterograma nqs nuk gaboj.
Sjam ndryshkur akoma. E pashe brenda 30 sekonda nga celulari. :p
 
katsune

cherry blossom
Qme kujtove kur beja gar me nje shok per keto pamjet, sterograma nqs nuk gaboj.
Sjam ndryshkur akoma. E pashe brenda 30 sekonda nga celulari. :p

shiko si genjen, pa piken e turpit. vec po te kesh nje celular me permasat e nje laptopi... posi posi, edhe une jam superwoman :/
 
h3o

Papirus rex
shiko si genjen, pa piken e turpit. vec po te kesh nje celular me permasat e nje laptopi... posi posi, edhe une jam superwoman :/
@broken_smile
Nga 4 figura qe munda te shof nga celulari ne keto postime 3 prej tyre i pashe brenda 15 sekondave. Njeren me nje kalors e flamur 36 sekonda. :p
Eshte pune si mesohesh, ska te bej shume te tjerat. :)
 
Top