katsune
cherry blossom
Dikur para shume kohesh, fatmiresisht pasi e posedoja fuqine e deshifrimit te stereogrameve, me qelloi qe ne nje bar/pub ne mur ishte varur nje stereogram shumengjyresh, shume i madh, gjigand, rreth 3m gjeresi dhe 1.5m lartesi, i rrethuar me nje kornize te bukur druri. 'Hojet' qe perbenin qelizat e stereogramit, pjeset qe 'mbivendosen' tek njera tjetra ne figure, ishin ne vetvete super te detajuara dhe te bukura ne punim, kishin te benin me disa rimorkiatore ne det me dallge. Dukej si nje pikture surealiste tmerresisht e detajuar dhe shumengjyreshe. Dhe nese me pas arrije te shihje pamjen qe fshihej brenda, dalloje nje anije shume te madhe me vela, ne mes te shtrengates dhe mund te dalloheshin edhe marinaret qe terhiqnin litaret e tendosur nga era nderkohe qe anija vete ishte ne maje te nje dallge oqeanike te frikshme. Ishte shume e arrire ne cdo gje.
Ja nderkohe edhe nje tjeter, weird dhe sikur e ke nxjerre nga filmi "Tron".
![]()
wow duhet te kete qene vertet i bukur ai stereogrami gjigand qe ke pare ne ate lokalin

ky me lart eshte nje nderthurje kubash, duke u nisur nga nje kub i vogel ne qender, kubat e tjere qe nderthuren me te dhe me te tjeret qe i rrethojne jane pak me te medhenj. por ne qender te figures, mua me duket se shkon pak me thelle dhe qendra e kubit kthehet ne kulmin e nje piramide ?? (por nuk jam shume e sigurte per kete, ndoshta shkova shume larg me fantazine
