Gjenerata e re Shqiptare

Gjenerata e re Shqiptare

Gjenerata e Re Shqiptare në Amerikë! fton në një projekt të madh gjithë rininë studentore, në Botë !!!



Ide, e cila ka si qëllim që të gjithë këta të rinjë të kthehen në vend-lindje dhe me përvojën e tyre të fituar në vënde të ndryshme(shkollat e qyterimit) të japin kontributin e tyre në stabilizimin e vendit, në institucionalizimin e Demokracisë dhe spatrimin e korrupsionit, që ka gllaberuar çdo qelizë të Qeverisë së Republikës së Shqipëtarisë.



Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA



NEW YORK NY : Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" organizata e të rinjëve shqiptarë në botë me qëndër në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka intensifikuar aktivitetin e saj. Me një dashamirësi të madhe ata po ju bëjnë thirrje të gjithë rinjëve shqiptarë në mërgim, se sapo kanë marrë "dorë" një projekt që të regjistrojë të gjithë studentat shqiptarë kudo që ndodhen nëpër botë. Kështu, që, teknollogjia moderne i bënë të gjithë studentet pa asnjë harxhim të registrohen duke klikuar butonin Register e cila ndodhet në web site(in) e kësaj organizate, krahun e majtë të "dritares" elektronike dhe plotësoni formën e cila do të vonojë jo më shumë se dy minuta. Gjenerata e Re Shqiptare"New Albanian Generation" do tu jet mirënjohës për këtë regjistrim dhe u falenderon për bashkpunimin tuaj.



Zotëri Shkëlqim Berisha, kryetarë i Gjeneratës së Re Shqipëtare për këtë inisiativë i tha gazetës Bota sot në SHBA-s se " Në bazë të projekteve të njëpasnjëshme që organizata e re rinore në Mërgim, ka ndërrmarë kohët e fundit, NAG(siç janë inicialet) i ka vënë si detyrë vetes se erdhi koha që të fillohet me një nga programet më të mëdhaja dhe prestigjoze. Berisha tha "Fjala është për mundësimin e kthimit të sa më shumë studentëve Shqipëtarë nga të gjitha trevat, në vëndlindje pas mbarimit të universiteve ose të studimeve pasuniversitare. Ideja është hedhur nga unë fillimishtë, si kryetari i kësaj organizate, dhe, gjeti nga të gjithë anëtarët e Bordit, kolegeve të mi në kryesi në një nga mbledhjet e Bordit drejtues, mbeshtetje të plotë . Duke pasur parasyshë kushtet e emigracionit të madh që ka kapluar shqiptarët, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit, është vënë re se shumë të rinjë shqipëtarë, kanë filluar studimet Universitare në Mërgim. Disa kanë marrë bursa nga Shqipëria disa kanë ikur si refugjatë, por kanë arritur të fillojnë studimet dhe është bërë një numër shumë i konsideruar që po mbarojnë këto studime, jashtë Shqipërisë.



Sipas tij, duke u nisur nga kushtet jashtëzakonisht shumë të vështira, që po kalon vendi jonë në të gjitha drejtimet lindi kjo ide, e cila ka si qëllim që të gjithë këta të rinjë të kthehen në vend-lindje dhe me përvojën e tyre të fituar në vënde të ndryshme(shkollat e qyterimit) të japin kontributin e tyre në stabilizimin e vendit, në institucionalizimin e Demokracisë dhe spatrimin e korrupsionit, që ka Gllaberuar çdo qelizë të Qeverisë së Republikës së Shqipëtarisë. Në këtë mënyrë tha Berisha "Duke qënë se do të arrijmë të kthejmë një numër të konsideruar në vendin tonë, do të arrihet të shikohen rezultatet e para shumë shpejt, pasi, këta të rinjë e kanë parë Demokracinë dhe kapitalizmin drejtëpërdrejtë dhe e kanë provuar dhe shijuar duke ditur se çdo të thotë të jeshë një shtet me të vertet demokratë. Këta të rinjë shumë shpejt do të ingranohen në shoqëri ose parti të ndryshme dhe do të japin ide e tyre në të gjitha fushat. Këta të rinjë do të arrijnë të marrin poste drejtuese në të gjitha instancat shtetërore dhe do të japin kontributin e tyre në çdo lloj projekti apo programi. Këtë lloj mënyre të vepruarit zotëtri Berisha nuk e quajti mburrurje, por tha ai studentët shqipëtarë po shkëlqejnë në shumicën e shkollave e fakulteteve të Botës, me rezultatet e sjellje të shkëlqyera jo vetëm në studime por edhe në jetën përditëshme sociale. Kemi studentë e studente në të gjitha drejtimet që patjetër do të ndihmojnë veten, familjen e Shqipërinë, me shumë projekte të financueshme dhe asistencë teknike.



Sa është i gatshem Shteti Shqipëtare që ti stimulojë këta intelektualë të rinjë me vende pune?



Megjithatë sipas tij një problem që lindi në këtë mbledhje, të Bordit Drejtues, ishte se : të gjithë studentët janë mëse të lumtur, që të kthehn në vendin e tyre, për të dhënë kontributin e vet në çdo aspekt, por sa është i gatshem Shteti Shqipëtarë që ti stimulojë këta intelektualë të rinjë me vende pune? sa janë të gatëshme partitë Politike, që të afrojnë e stimulojnë këtë korpus të ri mendimi, këtë Gjeneratë të Re që po lë gjurmët e veta, në këtë mijëvjeçarë të ri në vendet më të mëdhaja të Botës demokratike, duke e filluar nga vendi kampion i lirisë e demokracisë në Botë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Ai vijoj duke thënë se këtë shqetësim apo problem si t'a quajm, u arrit që të fillojë ky program me hapin e parë që është fillimi i regjistrimit të studentëve. Me pas do të fillojmë të ngrejmë një fond, të cilin do ta përdorim për çdo student që do të kthehet në vëndin tonë pas përfundimit të studimeve. Dhe me pas do ti mbështesim dhe përkrahim në punën e tyre për reformimin e shtetit tonë dhe vendosjen perfundimtare të demokracisë.Ky projekt është marrë përsipër nga kordinatori i organizatës Gjenerata e Re Shqipetare për bashkëpunim me studentët zotëri Roland Neza. Me anë të gazetës suaj e medias shqiptare tha zotëri Shkëlqim Berisha, kryetarë i Gjeneratës së Re Shqipëtare, ju! bëjmë thirrje të gjithë studentëve Shqipëtarë në Mërgim, që të regjistrojnë emrin e tyre në faqen tonë të internetit në domain(faqen elektronike) në adresen " www.NewAlbanianGeneration.com " tek logoja - Register. Ju bëjmë thirrje të gjithë organizatave të tjera Shqipëtare Politike, Jo Politike Rinore dhe të gjitha drejtimeve që të ndihmojnë sadopak në finalizimin e këtij projekti.
 
Top