"Gjen thesar sensacional duke punuar në kopshtin e tij"

Megg

Carpe Diem
Një qytetar nga vendi Wiener Neustadt, duke punuar në kopshtin e tij a gjetur thesarin nga mesjeta – mbi 200 copë bizhuteri të vjetër disa shekuj, të cilat autoritet austriake i cilësuan si zbulim përrallor.
fesari-300x173.jpg

Drejtoria austriake për raritete tha se ky thesar përbëhet nga mbi 200 punime të ndryshme. Gjësendet janë të vjetra rreth 650 vjet: “Përrallat ende ekzistojnë! Një individ ka gjetur thesar sensacional”, është thënë nga kjo agjencia qeveritare..
Vlerësohet se bëhet fjalë për një nga zbulimet më të rëndësishme të thesareve në Austri. Ndonëse nuk është njoftuar për vlerën monetare të kësaj gjetje, toni i prononcimit nga ana e Drejtorisë austriake për trashëgimi flet vetvetiu për rëndësinë që i jepet këtij zbulimi.
Për shkak të festës së Pashkëve kjo Drejtori sot nuk ka punuar, mirëpo një zyrtare e saj i ka thënë agjencisë austriake APA se bëhet fjalë për “objekte që të lënë pa frymë: dhe se zbuluesi ato i ka gjetur në kopshtin e vet duke hapur një basen të vogël për peshq.
Magazina javore “Profil” e ka identifikuar zbuluesin si Andreas K. Nga Wiener Neustadt, në jug të Vjenës, dhe shkruan se ai ka dashur të mbetet anonim. Kjo magazinë shkruan se zbuluesi nuk është i interesuar për shitjen e thesarit të gjetur, por po e shqyrton mundësinë për t’i huazuar koleksionin ndonjërit nga muzetë austriake.
 
Top