Gjeçi: Pse nuk u bëra i penduar i drejtësisë
Zyrtari i MEICO-s: Prokuroria më arrestoi se nuk pranova kushtet e tyre. Më propozuan të “spiunoj”

Një nga të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit ka refuzuar ftesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të përfituar statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë” në këmbim të lehtësirave që krijon ligji. Sokol Gjeçi, një nga katër personat e arrestuar pas shpërthimit të 15 marsit 2008, ka refuzuar në mënyrë kategorike të “spiunojë” shokët. Pas këtij refuzimi është vënë në pranga nën akuzën e “vrasjes masive” dhe “shkeljes së rregullave në punë për lëndët plasëse” që parashikojnë një dënim rreth 25 vjet burg. Në seancën e djeshme gjyqësore, avokati i Gjeçit, Nik Progri, deklaroi se klienti i tij është një “rob” i drejtësisë. Ai tha se organi i akuzës është hakmarrë, duke i atribuuar akuza që as në ëndërr nuk i kishte imagjinuar. Sipas avokatit, Gjeçi thjesht ka zbatuar urdhrat që merrte nga eprorët dhe asgjë tjetër, ndërsa kishte një pagë që nuk i kalonte 30 mijë lekë në muaj.

Kërkesa e avokatit
Nik Progri, përfaqësuesi ligjor i Sokol Gjeçit, personi i vetëm i arrestuar që ndodhej në seancën e djeshme gjyqësore, i parashtroi trupit gjykues disa kërkesa që e shpallin të “pafajshëm” klientin e tij. Fillimisht ai tha se shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë të Gërdecit që preku dhjetëra persona të pafajshëm në disa fshatra, duke shkaktuar miliarda lekë dëme. Megjithatë, avokati vazhdoi se krahas viktimave të tragjedisë, drejtësia nuk duhet të krijojë viktima të tjera, të cilat i emërtoi si “viktima të drejtësisë”. Më pas tha se akuzat e ngritura nga prokuroria për të mbrojturin prej tij janë të pavërteta. “Gjeçi ka qenë me detyrë në kompaninë e shitblerjeve të armëve MEICO me detyrën e specialistit të marketingut. Ai ka pasur urdhër që të evidentojë municionet në Gërdec dhe ka vepruar në përputhje me urdhrat e Këshillit të Ministrave dhe me urdhrin numër 550 të ministrit të Mbrojtjes”, tha avokati, duke shtuar se paga neto e klientit të tij ka qenë 30 mijë lekë në muaj dhe nuk kishte të drejtë të merrte dhe të largonte njerëzit nga puna. Gjeçi, sipas kërkesës së avokatit të lexuar para gjykatës, ka zbatuar urdhrat dhe ai nuk mund të implikohet për veprat penale.

Dëshmitë para prokurorisë
Personi që ndodhej në kafazin e hekurt të Gjykatës së Tiranës është pyetur fillimisht, pas tragjedisë, si person që ka dijeni për ngjarjen. Organi i akuzës e ka thirrur për dëshmi, me këtë status, rreth katër herë. Ndërkohë, herën e fundit që është pyetur ka qenë data 18 shkurt 2009, dhe, pasi ka dhënë shpjegime në prokurori, është mbajtur derisa i janë komunikuar akuzat e “vrasjes masive” dhe “shkeljes së rregullave të mbrojtjes së municioneve dhe të kushteve të punës”. “Prokuroria i ka kërkuar që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. I kanë bërë thirrje për të ndihmuar hetimet. Por, në vend që të merrej në pyetje në statusin e personit që ka dijeni për ngjarjen, është arrestuar. Kjo është një padrejtësi e drejtësisë dhe klienti im është person i marrë rob nga organi i prokurorisë”, ka deklaruar avokati i Sokol Gjeçit.(SHQIP)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26536