Gjashtë veçoritë e “mafias” shqiptare
Çfarë e dallon mafian shqiptare nga ato të vendeve të tjera më të zhvilluara? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur specialistët që punojnë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, në studimin e tyre më të fundit. Janë gjashtë veçori kryesore, që dallojnë sindikatat shqiptare të krimit nga ato të vendeve të tjera. E para është struktura hierarkike e organizimit të grupit, e ndërtuar mbi bazat e njohjeve miqësore dhe lidhjeve të gjakut, pak a shumë si mafia italiane, por që ka gërshetime. Mosha e re e kontigjentit kriminal që militon në këto sindikata, është një tjetër veçori i grupeve kriminale shqiptare. Në studim thuhet se shqiptarët kanë status të veçantë për ushtrimin e dhunës, agresivitet me nivelin ekonomik dhe lëvizshmëri në terren, veçori këto që janë bërë problem për autoritetet policore në vendet perëndimore. Një tjetër veçori e përmendur në raport është e aftësia e grupeve shqiptare për të krijuar hapësira të reja për trafikimin e lëndëve narkotike. Por një nga tiparet e veçanta të mafias shqiptare brenda dhe jashtë vendit tonë, është cilësuar dendësimi i shpejtë i strukturës së krimit, duke iu përshtatur vendeve, pavarësisht nga goditja e policive dhe përpjekiet e vendeve për të vepruar