Gianna Naninni: Ju rrëfej sekretet e jetës sime

Gianna Naninni: Ju rrëfej sekretet e jetës sime

Të rilindësh është bukur, aq më tepër pas të 50-tave kur mund ta ndiesh akoma më shumë shijen e suksesit. Luftëtare, me një zë të adhurueshëm dhe këngë hite, rokerja më e famshme italiane ka ndryshuar dhe tani është më e matur, më e butë dhe më e gatshme

Nëse do të donim të gjenim momentin e saktë kur nisi “jeta” e dytë e Gianna Nanninit duhet të rikthehemi në shkurt të vitit 2006. Në ato ditë në radio nisi të dëgjohej “Sei nell anima”, një pjesë nga ato që nuk harrohet lehtë, një vijë melodike që e rikthente emrin e Giannas në vendin e parë të klasifikimeve pas 17 vjetësh. Publiku u mrekullua, ndërkohë 400 mijë kopje albumi u shitën sa hap e mbyll sytë. “Sei nell anima” u bë disku më i shitur dhe më i pëlqyer i vitit, dhe mbi të gjitha, duke lënë mënjanë shifrat kantautorja më e famshme italiane tregoi, një frymë të re plot ndjenja, një gatishmëri paqësore për të buzëqeshur dhe kënduar dashurisë. Në atë kohë ishte para të 50-ave, ishte afër datës që simbolikisht shënon pjekurinë. Pikërisht atëherë dukej se po këndonte më mirë. Nëse më parë ishte bazuar te temperamenti dhe jo te finesa vokale, tani këngët ishin më të sigurta, me më shumë zemërim, por më të kontrolluara. Të rilindësh është bukur, aq më tepër pas të 50-tave kur mund ta ndiesh akoma më shumë shijen e suksesit. Pas “Amoandoti” një hit që do të ngelet gjatë në mendjen e secilit prej nesh Gianna vendos të tregojë…

Në Botërorin e futbollit, në Gjermani tifozët gjermanë në fund të ndeshjeve të tyre këndonin gjithmonë një himn të tyrin. Ishte “Notte magiche” e Gianna Naninnit. A ju kënaqi kjo gjë?

Shumë, por sinqerisht nuk e dija. Ndoshta ngaqë nuk shoh futboll edhe pse vij nga një familje ku futbolli ishte më i dashur se gjithçka. Im atë ishte president i Sienës, madje edhe ai vetë kishte luajtur në Serinë D.

Ndoshta këtu nis historia juaj e rebelimit me familjen?

Po, ke të drejtë. U mërzita shumë me futbollin. Refuzimi ishte i pashmangshëm.

Cilat janë sportet që ju pëlqejnë, përveç futbollit sigurisht?

Tenisi, skerma, gjuajte me hark, por edhe noti, skitë, kanoa, çiklizmi. Tani jam fiksuar pas “kyte surf”, (të fluturosh e kapur pas një balone në det). Më pëlqen të rrezikoj. Po nuk rrezikove gjithçka bëhet e mërzitshme.

Ti kujdesesh shumë për trupin…

Trupi është një mjet, një shtëpi harmonike. Duhet pastruar shpesh. Nëse e braktis, merr pluhur.

Meqenëse ishe një fëmijë e rritur në familje borgjeze, përse nuk studiove për balet klasik?

Kam studiuar edhe për balet klasik. Por, nuk më ka pëlqyer kurrë të qëndroja në majë të gishtave. Nuk më pëlqente forma që merrte trupi kur sforcohej.

Prindërit e tu e vunë re menjëherë se kishe një zë të bukur?

Jo, më thoshin se kisha një zë të shëmtuar. Babait tim i pëlqenin vetëm Claudio Villa dhe Mina. Në fakt, nuk e kishte gabim. Që të dy ishin gjigantë të muzikës italiane.

Kur e kuptuan të afërmit e tu që vajza e tyre këndonte mirë?

As kur bëra “America”. Prindërit e mi kishin ide politike shumë të ndryshme. Babi ishte liberal, republikan, ndërsa unë një feministe e thekur që bëja çtë më donte qejfi.

Ishe një fëmijë i bezdisshëm?

Gjithmonë në arrati, me shumë djem përreth. E rëndësishme ishte të mos ndiqje moralin e përbashkët. Kur isha e re kam pasur edhe tetë të dashur njëkohësisht, sepse bëja garë me shoqen time të bankës.

Cilët ishin këngëtarët e tu të preferuar?

Nada, Morandi, Ranieri. Pastaj Carole King e Elton John. Por kur zbulova Janis Joplin ndryshoi gjithçka.

Babai juaj ka qenë njeri i ashpër?

Jo, por më kujtohet se si njëherë kur zbuloi që nuk kisha shkuar në shkollë dhe më gjeti në një pastiçeri, më bërtiti aq shumë, sa ngela e traumatizuar nga ai veprim.

Pastaj një ditë të bukur vendose të bëje gati valixhet…

I thashë mamasë sime: po shkoj në Milano dhe nuk kthehem më. Nisa të bëja provime njëri pas tjetrit. Më në fund, pas shumë përpjekjesh gjeta dikë që qau teksa më dëgjonte si këndoja.

Si ia dole mbanë?

Këndoja nëpër bare e lokale të ndryshme deri në orën katër të mëngjesit.

Droga, alkooli kanë qenë pjesë e jetës tënde?

Nuk mund të them jo, por hoqa dorë shumë shpejt, rreziku për tu bërë vartëse më trembte. Unë nuk doja të varesha nga asgjë dhe nga askush. Megjithatë, asnjëherë nuk kam përdorur droga të rënda.

Po alkooli?

Alkooli më ka pëlqyer gjithmonë. Në koncert shkoja me

“Jack Daniels” në dorë, pastaj me “Southern Comfort”. Nuk më pëlqente, por e pija për të imituar Janis Joplin.

Ke thënë se vetëm një grua mund të interpretojë muzikën rrok?

Gruaja, në krahasim me burrin, ka karakteristikën e melodisë që i vjen në mënyrë natyrale. Ajo ka faza ciklike të melodisë.

Dikur dukeshe një person i “keq”, ndërsa sot ke ndryshuar. Dukesh e mirë…

Ndoshta ngaqë kam kaluar të 50-at. Jam pjekur dhe i shoh gjërat me një sy tjetër, por asnjëherë nuk kam qenë e keqe në shpirt.

Çfarë muzike dëgjon tani?

Tani dëgjoj “Nine Black Alps”, një grup roku nga Kalifornia ose muzikë klasike.

Luan gjithmonë Bethovenin?

Çdo ditë, përndryshe jam shumë keq. Ashtu si njerëzit e nisin ditën në mëngjes duke u lutur, unë duhet të luaj Bethovenin, të paktën për 25 minuta. Ky është ilaçi im i përditshëm. Nëse do të kishte lindur në kohët e sotme mendoj se do të kishte bërë shumë muzikë rok dhe heavy metal.

Ke thënë se ke bërë dashuri për herë të parë në moshën 20 vjeç…

Po, dhe pastaj thashë: sa i mirë qenka seksi, sa keq që kam humbur kohë kot.

Pastaj fillove ta bëje diçka të tillë pa dallim seksesh?

Le të themi se nuk kam preferenca të caktuara në fushën seksuale. Kur gjen personin e duhur nuk ka rëndësi nëse është burrë apo grua.

Atëherë jeni biseksuale?

Nuk më pëlqen të më quani kështu. Unë nuk e ndiej veten biseksuale, e ndiej poliseksuale.

Dikur thoshe se: dashuria për mua zgjat maksimumi dy ose tri ditë?

Tani them: dashuria është e bukur vetëm nëse e bën me mua.

Do të hiqje dorë nga suksesi në këmbim të dashurisë?

Më duhet të mendohem për këtë. Lidhja më e gjatë që kam pasur ndonjëherë ka qenë 2 vjet, me muzikën kam gjithë jetën.

Me ndonjë burrë apo ndonjë grua ke qenë dy vjet?

Me një burrë. Askush nuk do të qëndrojë me mua, sepse unë jam e dashuruar me rocknroll. Muzika për mua është gjithçka, më zëvendëson çdo dashuri, ndaj nuk e ndiej shumë nevojën e ndonjë personi pranë meje.

Ke veshur ndonjëherë fund në jetën tënde?

Po, kur mbusha 40 vjeç dhe askush nuk e vuri re. Kam një trup as si burrë as si grua, ndaj nuk mi presin kurrë veshjet ashtu siç dua unë.

Flet shpesh për një periudhë shumë të dhimbshme në jetën tënde?

Isha në prag të çmendurisë. Truri më dukej sikur ishte ezuaruar krejt. Kisha një mbingarkesë në punë, ngatërroja ditën me natën. Nuk njihja më personat dhe nuk arrija të dalloja realen nga irealja. Natën nuk flija. Donin të më mbyllin në një spital psikiatrik. Tani e kam lënë pas shpine atë periudhë të errët.(Shqip)

7EKLvsQ56DI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24253. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24253

Top