Ghada Abdel Aal, Brigit Jones-i arabe që kërkon burrë
Ghada Abdel Aal, 30 vjeçe, ka hapur një blog që përdoret shumë në Egjipt, ku tregohet mbi aventurat për të gjetur një burrë të mirë. Tani, ka botuar edhe një libër.

Brigit Jones e botës arabe është 30 vjeçe, ka fytyrë të ëmbël dhe sy të zinj. Në dorë mban një unazë të madhe, jo fejese dhe nuk i pëlqen që ta krahasojnë me Brigit Jones. Në Egjipt është një personazh i njohur, blogu i saj ka sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa libri që sapo ka nxjerrë është bërë bestseller.

Ghada Abdel Aal, farmaciste, 30 vjeçe dhe beqare, nuk e mendonte kurrë se do të bëhej e famshme, kur në vitin 2006, i besoi internetit fatin për ti treguar botës plagën më të madhe të Egjiptit: përpjekjen tragjikomike në kërkim të një burri për tu martuar. Sepse aty, nëse nuk je e martuar, popullariteti yt social është i barabartë me zero. Ghada është një grua e thjeshtë dhe mes të tjerave tregon pasionin për librat, shopingun dhe komeditë romantike.

“Në fillim, nuk e dija fare se kush ishte Brigit Jones. As për Sex and the city nuk kisha dëgjuar kurrë. Te ne, këto filma nuk janë transmetuar”. Megjithatë Ghada Abdel Aal është gruaja e parë në Egjipt që ka thyer tabunë e heshtjes, duke treguar publikisht rrugën e dëshpëruar të mijëra bashkëmoshatareve dhe familjeve të tyre për të gjetur një burrë të mirë. Këtë e ka bërë përmes një blogu (http//wanna-be-a-bride.blog-spot.com) ku tregon aventurat e saj dhe të mikeshave që gjenden në lloj-lloj situatash të vështira për të gjetur një shok të mirë jete. Aty tregohet gjithçka me hollësi: nga halla që i fut hundët kudo, tek i fejuari shumë i pasur që ndërpret takimin me familjen për të parë një ndeshje futbolli, e deri te “bukuroshi i pamundur” që zbulohet se është hajdut. Po, nga një buzëqeshje në tjetrën, Ghada pikturon një shoqëri ku, sipas asaj që ajo thotë, “vajzat ekzistojnë vetëm sepse dikush duhet të martohet me to. Por nuk duhet të jenë ato që duhet ta kërkojnë, aq më tepër të flasin për këtë punë rreth e rrotull”. E kështu, në krahasim me heroinën e Helen Fielding, Brigit Jones, apo katër njujorkezeve të dala nga pena e Candace Bushnell, argëtuese dhe provokuese të “Sex and the city”, por sigurisht jo revolucionare, Ghada me të vërtetë ka thyer murin e barrierave e të bindjeve sociale, duke e shndërruar shumë më tepër se një zakon fenomenal këtë nismë. Në tre vjet, blogu ka pasur më shumë se 500 mijë kontakte, postimet në të janë bërë libër dhe së shpejti do të ketë edhe filma vizatimorë dhe një serial televiziv. Të drejtat janë blerë në Gjermani dhe Britaninë e Madhe, që ti japin Ghada-s mundësi që zëri i saj të dëgjohet jashtë kufijve të vendit të saj. Suksesi duket se e ka mbështjellë farmacisten, që pa dashur u kthye në një shkrimtare të papërgatitur: “Kisha dëshirë të rrëfehesha. Kisha humbur mikeshat e mia më të mira, sepse ishin martuar. Nuk kisha më askënd kujt ti tregoja aventurat e mia fatkeqe në kërkim të një burri dhe kështu nisa të shkruaj në internet. Prisja pak lexues dhe shumë ofendime, sepse kam përdorur një gjuhë të sinqertë. Tregova shumë hile që bëjmë ne vajzat dhe thashë gjëra që meshkujt nuk do donin ti dëgjonin. Përkundrazi erdhën falënderimet e të rinjve që thoshin se më në fund kishin kuptuar shumë gjëra dhe të bashkëmoshatareve që ndiheshin më pak të vetmuara”. Postim pas postimi, Ghada u përqendrua në një çështje sociale gjithmonë e më evidente në Egjipt: të paralizuar nga kriza ekonomike dhe nga një tregues papunësie më i lartë se 9 për qind (kjo është shifra zyrtare, edhe pse ekspertët flasin për 20 për qind) dhe ku 20 për qind e popullsisë jeton në pragun e varfërisë, të rinjtë në brigjet e Nilit po martohen gjithmonë e më vonë. Por, nëse për një vajzë të qëndrojë në shtëpi është diçka e mërzitshme por e ndershme, një tjetër që kalon moshën 27 vjeçe pa unazë në gisht hyn automatikisht në kategorinë e beqareve të staxhionuara. Ato “me siguri kanë diçka që nuk shkon, sepse ndryshe, pse nuk i merr njeri?”, shkruan Ghada. Tre milionë grave egjiptiane mbi 35 vjeç, që nuk janë të martuara dhe atyre që i afrohen këtij pragu, Abdel Aal është munduar tu japë një “zë” që tani tingëllon si moto: pas suksesit të saj kanë lindur grupe në “Facebook” që i kushtohen “beqareve”, një blog dhe një radio të titulluar “Dua të divorcohem” dhe një revistë dedikuar gjithë atyre grave që mbajnë mbi shpinë një martesë të dështuar. E vështirë të mendosh që kjo tabu është thyer nga kjo grua e re, me flokët e mbuluar nga një shami ngjyrë lajthie. Në pamje të parë, ajo duket një vajzë e turpshme, që nuk korrespondon me stilin logut dhe të librit. “Kur shkruaj jam më e lirshme”, tregon ajo. Kjo gjë i ka shkaktuar shumë probleme. “Tani e kam edhe më të vështirë për të gjetur një të fejuar. Dikush që guxoi të shkonim më tej, më kërkoi se përse isha kaq ndryshe nga gjërat që tregoja. E kuptova që edhe ai nuk ishte njeriu i duhur”, thotë duke buzëqeshur. Pavarësisht kësaj, Ghada nuk ka hequr dorë së kërkuari: “Dua të krijoj familje dhe të kem fëmijë dhe në Egjipt nuk ka rrugë tjetër përveç martesës. Kush e di, ndoshta një ditë ndonjë mashkull do më bëjë për vete”. Më tej premton se, edhe nëse do të martohet, nuk do ta mbyllë blogun e saj. “Nëse do të arrij të gjej shpirtin binjak do të nis të shkruaj për jetën si grua e martuar. Jam e sigurt se do të ketë shumë gjëra për të treguar”. Për të mos folur për faktin se në televizion, seritë ku tregohen pasojat e një jete të tillë, janë ndër më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26692. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26692