Re: Gezuar ditelindjen Eda (Smile) !
Shume vite me pare…
"Goce, goce, ec te te rroje" – bertiti infermierja duke tundur kryet nga dritarja
"Jo, s'e ka me mua" – u shtremberua im ate nderkohe qe dikush e perqafonte e dikush tjeter i binte shpatullave si per ti thene "Mbaje tashti, te te rroje"
I inatosur u drejtua per nga rruga. Verdalle s'dukej kembe njeriu. Akoma s'kishte zbardhur. E kishte enderruar i shkreti njeri ate moment per vite me radhe…poshte asaj dritare duke pritur ne ankth zerin e infermieres qe lajmeronte ardhjen e djalit. Lume do te derdhej rakia, do te shkonin e do te vinin pjatat me meze dhe ne krye te tavolines syte e tij do te shkelqenin nga kenaqesia teksa bente fjalimin e rastit. Si tu dilte tashti perpara shokeve?!?! Ai, qe deri dje ishte mburrur se vetem ai do dinte te bente djale.
Uauaua – qaja una /pf/images/graemlins/laugh.gif
Po pushoje içik mor burre- i lutej ime eme
Çoje ta pushoje jot'eme- degjohej nga dhoma e gjumit zeri i tij
Edhe une si per inat s'pushoja. Dite-nate vetem qaja. E dobet si nje kerthi, ato pak floke bionde (si 3 fijet e Homer Simpsonit!!) perpelitesha e perpelitesha nga mengjesi e deri ne darke. Pasi me mbante ne krahe derisa lodhej gjyshja e shkrete, me lidhte tek kembet e veta, me tundte e me kendonte gjithe diten. "Tobestrafkulla kjo goce, si nuk pushoi iher" – peshperiste here pas here ..
Dy nete tek gjyshja e nje nate tek te mite kaluan muajt e pare te jetes sime. Qe 6 muajshe fillova te ngrihem ne kembe e te formuloj llafet e para. 8 muajshe shaja robte nga nana ne kembim te nje çokollate dhe fillova te luaja futboll me mire se nje mashkull
Qe atehere kuptova sesi funksionon ne kete bote!! Goce e meçme hesapi!!!!!!!! :tipsy:
FLM te gjitheve! Si i thone jua shperblefsha ne te tilla raste /pf/images/graemlins/smile.gif
Kam kaluar 3 ditet me te bukura te jetes sime, jo vetem sepse kisha ditelindjen por e para sepse keto dite i kalova me nje miken time virtuale dhe u kenaqem shume, e dyta sepse festa qe organizuam te dielen me rastin e lumnimit te nene Terezes dhe formimit te shoqates se pare shqiptare ketu doli nje sukses i vertete dhe e treta mora shume dhurata te bukura :rockband:
Kam bere shume foto gjate ketyre 3 diteve, me kismet nga fundi i javes do t'jua postoj dhe do shikoni smilen ne versionin "e shkalluara" ..faji i parrukierit

/pf/images/graemlins/wink.gif
Ju :kiss: edhe njehere te gjitheve!!!!
p.s. mistreco po te kish ardhur ketej do te binte rasti te haje hallve, byrek, kadaif, bakllava, qofte e shume shume gjojna te mira. Po deshe kalo ketej nga data 20 kur te behet festa tjeter. Kete here e kemi ene me t'kercyme
