Gezuar 8 Marsin!!!!!

arbi

Primus registratum
Re: Gezuar 8 Marsin!!!!!

Fillimisht postuar nga Dott.essa:
[qb]
Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb] where the f*ck eshte festa e burrave? /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
Ej ne itali festohet me 19 mars me duket.pasi si festa e baballarve ,so e burrave quhet dita e San Giuseppes. /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
eshte vetem festa e babait nuk ka feste burrash
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Gezuar 8 Marsin!!!!!

E pra me ardhjen e mrekullueshme te festes se Madhe Shqiptare te Grave, po shkruaj diçka edhe une duke u uruar se pari Nenave Shqiptare pa perjashtim... Ah 8 Marsi, nuk e hoarrova si jo, s'mundesha...

S'harrova as çeljen e mimozave aromemira (per te cilat me ka marre mali shume se vallaj ketu s'gjen fare) e po t'i kisha ketu jo nje por dy tufa te medha do ja dhuroja mamit tim te shtrenjte tek e veshtroja ne syte e saj shume shume te çelur kalteroshe. Edhe do e puthja pastaj fort, mire e mire ne te dyja faqet e saj te ngrohta e te buta edhe t'ja uroja me shpirt kete pranvere festash ashtu sikurse te isha ne Shqiperi. Por jaqe s'jam ne Shqiperi - token time te shtrenjte. Jam ne nje vend te huaj ku kjo feste sot s'festohet por gjithsesi s'e harrova aspak. S'harrova as femijet e vegjel qe dalin me baballaret neper dyqane me pikepyetje e pikeçuditese ne mendjet e tyre, pasi s'dine ç'fare te blejne si dhurata. S'harrova as faktin qe ne Shqiperi "ka ardhur pranvera" - sipas traditave te 1 Marsit - dhe jo jo nuk harrova qe vera eshte shume afer dhe s'harrova sidomos se ç'fare me pret mua kete vere - mireseardhja ne Atdheun tim. O Zot qe mezi e pres, ashtu siç mezi pres ta perqafoj mamin tim posa ta rishikoj e ta takoj... E dua kete feste, e dua nenen time, e dua 8 Marsin /pf/images/graemlins/smile.gif

URIME TE GJITHA NENAVE FANTASTIKE SHQIPTARE ME NJE PERQAFIM TE NGROHTE SE E MERITOJNE VERTET!

Sinqerisht ADRIA
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Gezuar 8 Marsin!!!!!

I Shenjte ky Emer (Poezi per Nenen) ...HAJDE GEZUAR PERSERI!

I shenjte ky emer
vetem me kater shkronja,
i pazevendesueshem me gje tjeter,
krenare, e forte si shqiponja!
Nene quhet kjo fjale
qe Perendia e ka bekuar,
me dashuri sa nje mal
eshte zemra e saj e deshperuar...
Sa shpesh deshperohet ky shpirt,
shqetesohet nga nje vonese,
nje zile telefoni bip-bip
qe shpeshhere ja prish gjumin e shkrete...
Por perseri s'harrohet ajo fjale
edhe kur fort e lendojme,
pasi si nena s'ka ne bote
dhe me asnje s'mund ta krahasojme...
As me eren feshferitese qe freskon,
as me trendafilin plot petale-petale,
as me diellin plot cepa qe rrezaton,
as me vesen e veres neper livadhe...
Se i shenjte eshte ky emer, shume,
e dashur eshte nena sa nje gjithesi
dhe sot per te dalin fjalet lume
per t'i uruar nga fuqia e shpirtit
..........................çdo lumturi!

Shkruar nga une sot me rastin e Dites se Nenave ne Albani... Paçim tani /pf/images/graemlins/smile.gif ADRIA
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Gezuar 8 Marsin!!!!!

Ti u rrite plandaj ihihihi ike ke kopsti tjeter /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top