Re: Gete Fausti....
Fausti i drejtohet Mefistofelit... - Korruptonjes! Mjeshter i mashtrimeve! Kush je?!
Pergjigjen po e le per ne fund sepse ajo permban nje bukuri te rralle, gjithmone sipas mendimit tim.
-Mjafton kjo pyetje per te kapur fillin e duhur, fillin e Arianes i cili na orienton per te kuptuar gjithe moralin e vepres madheshtore te Getes, te nje vepre qe eshte gur themeli ne poezine europiane ne pergjithesi dhe ate iluministe ne veçanti.
Sidoqofte, pergjigja e Mefistofelit na zhyt ne mendime te thella, na perkund ne nje dileme mijeravjeçare, te vjeter sa vete jeta, sa vete shoqeria, pra ne ate dileme qe njeriun e ka munduar qe ne kohet mitike.
- Kush je? - pyet Fausti.
- Duhet te zbuloj kush jam e nga vij! - thote Edipi. Paralelizem i perjetshem qe zbulon idene madheshtore te vepres qe eshte pikerisht EGZISTENCA e njeriut. Ketu qendron bukuria e mitit te Faustit e interpretuar ne nje kendveshtrim te ri nga ana e Getes qe i jep rrjedhe tjeter dhe e shndron te keqen ne te mire, qe mundohet ta çoje njeriun nga erresira e ferrit drejt parajses.
Nese e lexon vepren me kujdes, pyetjet qe ngrihen ne te jane pikerisht ato qe njerez te kultures dhe gjenij te mendjes njerezore kane ngritur ne vazhdimesi: - C'eshte jeta? C'jane vuajtjet? C'eshte gezimi? Dashuria...lumturia?
Por Fausti ne veçanti kerkon pergjigjen e nje konflikti te perjetshem qe mbart ne vetvete ky problem, sepse ne fund te fundit te gjitha keto pyetje mund te permblidhen ne nje te vetme duke i sinkronizuar tek JETA dhe EGZISTENCA. C'kuptim ka e KEQJA dhe e MIRA ne nje bote qe drejtohet nga ZOTI? Ky nuk eshte dyshim, as edhe sakrilegj rrjedhoje e natyres humane, kjo eshte pyetja e te gjitha pyetjeve dhe kerkon nje pergjigje te vetme. Cuditerisht pergjigja eshte se mbi bazen e egzistences se te dyjave, te se KEQES (Djallit) dhe te se MIRES, (Zotit)qendron jeta tone dhe se mungesa e njeres perjashton edhe tjetren dhe te dyja perjashtojne jeten. Pra egzistenca njerezore qendron mbi bazen e ketij konflikti gjigandesh dhe nga ky konflikt lind KRIJIMI.
-Me qe dolem tek krijimi, mjafton te analizojme diçka nga pjesa e pare kur Zoti pyet Djallin (Mefistofelin)i cili (nuk di se sa eshte i sinqerte Djalli)sidoqofte i pergjigjet pyetjes se zotit me nje pyetje : Kur valle kam urryer ate qe krijove ti?
Zoti: - çmendon per ate qe ndodh mbi toke?
Mefistofeli: - me vjen keq per njerzit kur shikoj qe gjithsesi vuajne! Njeriu eshte shndruar (per mua shkon fjala bere) me egersire se egersira edhe PSE, ose NGAQE, zoteron ARSYE.
Pas kesaj zoti e quan te arsyeshme qe njeriu te kete per shoqerues Djallin, qe ta mbaje ne nje grusht te hekurt, ta shtyje te punoje si nje....djall...
A nuk del ne pah ketu idea e krijimit, e punes, e aksionit, e vepres, karakteristika te pergjitheshme qe kane percaktuar ecurine e shoqerise njerezore dhe e kane detyruar te kryeje hapat gjigande te zhvillimit?
Por njeriu ka gjithmone diçka nga shen Thomai ne shpirtin e tij dhe kjo del qarte kur Fausti bluan ne mendje frazen e pare te Bibles ku thuhet se " ne fillim ishte FJALA". Pikerisht ky Faust dhe me te drejte sipas meje, nuk eshte i kenaqur nga shpiegimi qe jep kjo fraze e cila ne realitet jep pak shpiegim, sepse kur e lexon ndjen serish nje boshllek dhe shija qe le diçka e tille eshte kurdohere e hidhur. Ky eshte shkaku i pakenaqesise se perhereshme qe shoqeron jeten tone nga lindja deri ne vdekje. Ndaj gjen kurajon per te korigjuar dhe thote: - Jo! FJALA eshte teper intelektuale, duhet zevendesuar me nje tjeter dhe pikerisht ENERGJIA....Pas kesaj e hedh fjalen ne tekst, por serish mbetet i zhgenjyer. Pastaj trurin e tij gjithmone ne kerkim e ndriçon nje fjale tjeter dhe ai thuajse si Arkimedi qe do te therriste Eureka, thote: NE FILLIM ISHTE VEPRA! dhe kjo fjale perfaqeson me mire se çdo gje tjeter njeriun, qenie e destinuar perjetesisht ne pune. Fjale qe misheron KRIJIMIN.
Edhe pas kesaj Fausti nuk e quan te perfunduar vepren e tij, ai e shikon veten te pafuqishem dhe pa rrugedalje, (lekundjet qe pesojme ne here pas here kur duam te realizojme diçka) Fausti kerkon fame, shkelqim ne nje bote ku siç thoshte Henri Llongfellou ...te mbytur nga llumi dhe genjeshtra ku drita e se vertetes del si nje qiri siper saj...duke manifestuar nje ane tjeter te karakterit te njeriut, ndoshta ate me te rendesishmen -EGOIZMIN. Pas kesaj ai ndodhet nen presionin e mendimeve qe e turbullojne e torturojne aq sa nuk e ngroh me asgje, (dhe ketu vime ne kohet e sotme, tek ne, njerzit moderne te mbytur nga depresioni).
-Eshte i rende zgjimi ne mengjes/Lote te hidhur deshiroj te derdh/kur shikoj driten e mengjesit...E kur bie nata dhe i pushtuar nga ankthi/ shtrihem mbi shtratin tim/ as atehere nuk jam i qete/endrat me mbytin me zymti...
Pas kesaj shfaqet Mefistofeli dhe lidhet pakti midis njeriut e Djallit. Tek e fundit natyra njerezore e tille eshte, ndoshta e bukur ne dobesine e vet. Djalli afron pushtet, - endra e njeriut modern, por kjo ka si pasoje nje sere privacionesh, humbjen njehere e mire te qetesise, jeten ne ankth, lekundjet, medyshjet, makthet, stresin, studimin dhe duke i ngizur keto krijojme nje fjale te vetme qe quhet ZHVILLIM. Kjo eshte arsyeja qe Fausti shet shpirtin e tij dhe e neneshkruan paktin me gjak. Kjo tregon qe rruga e zhvillimit paguhet shtrenjt sepse njeriu ka ecur perpara vetem duke lidhur pakt me djallin.
-Ndaj pyetjes se Faustit: KUSH JE?
Mefistofeli (DJALLI)i pergjigjet: -JAM AJO FORCE QE DESHIRON KURDOHERE TE KEQEN DHE BEN KURDOHERE TE MIREN...
Tani kerkoj ndjese sepse vepra eshte voluminoze dhe une u mundova te shpiegoj vetem nje pjese, te pjeses se pare, ate qe shfaq idene e gjithesishme. Pa u futur ne detajet e dashurise me Margariten dhe kuptimet e metejshme qe rrjedhin. Nuk mund ta bej per shkak te kohes qe me mungon dhe ngaqe me duhet te mbaroj edhe diçka te lene ne mes ne nje teme tjeter, si dhe nje pjese per dhomen letrare. Pa harruar impenjot e tjera qe jane shume me te rendesishme per mua. Lexim te mbare.