Gerd Müller bën tifo për rekordin e Pipos

Albforumi

Primus registratum
Gerd Müller bën tifo për rekordin e Pipos

mueller-ehre-514.jpg

Gerd Müller

Në Kupat e Europës, gjermani ka shënuar 69 gola, një më shumë se Inzagi: Unë i fuqishëm, ai i shpejtë

Sa herë që rinis Championsi në çdo fillim sezoni, Gerd Myleri kthehet në qendër të vëmendjes nga tifozët dhe nga shtypi. Jo më shumë për të kaluarën e tij triumfuese me Bajernin dhe kombëtaren gjermane, por më shumë për golat e Pipo Inzagit. Po, po, golat e SuperPipos, sepse ish-bomberi gjerman është akoma i pari në renditjen e golashënuesve më të mirë në Kupat Europiane dhe sulmuesi i Milanit, me dygolëshin e shënuar ndaj Marsejës në Francë të martën, ndodhet vetëm një gol larg. Inzagi ka shënuar sërish?, – pyet ai i çuditur.

- Ka shënuar dy gola dhe ndeshja përfundoi 2-1 për Milanin?

- E pabesueshme.

- Çfarë?

- Dëshira e Pipos: kur një lojtar është golashënues, ashtu mbetet për gjithë jetën. Jemi një racë e tillë Më pëlqen shumë Inzagi, e shoh veten tek ai shpesh.

- Por ai po iu heq rekordin e golave të shënuar në Kupat e Europës. Gerd Myler 69, Inzagi 68.

- I duhet edhe pak në të vërtet dhe unë as që mund ta mbroj këtë rekord.

- Mos jeni pak ziliqar?

- Zili! Joooo, unë jam i kënaqur nëse ai vazhdon të shënojë sërish.

- Po në kohën tuaj si ishte?

- Nuk luheshin kaq shumë ndeshje në kupa. Dhe markimi bëhej këmba-këmbës. Në zonën e tanishme unë Po sa vjeç është Inzagi?

- Pipo është 36-të.

- Edhe unë në atë moshë shënoja akoma.

- Po, por në plazhet e Floridës ama

- Po çplazhe! Ai amerikan, aty ku mbylla karrierën pas Bajernit ishte një kampionat i vështirë, bëja dy stërvitje në ditë. E dini çfarë më pëlqen te Inzagi? Shpejtësia në zonën e vogël. Unë nuk isha kaq i shpejtë, por isha shumë i fuqishëm. Por është e vërtetë, më ngjan. E kam njohur: është një djalosh i mirë, një profesionist i madh. Mbahet mirë.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=952. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=952

Top