Genjeshtrat....

  • Thread starter Scorpion
  • Data e fillimit
S

Scorpion

Guest
Re: Genjeshtrat....

Të gjithë njerëzit gënjejnë. Mund të bëhet fjalë që prej gënjeshtrave të vogla mbi p.sh. një shfajsim për një ardhje me vonesë e deri tek gënjeshtra të mëdha mbi p.sh. pasjen e një jetë të dyfishtë apo kryerje tradhtie. Por njeriu gënjen edhe kur e mban të fshehtë diçka e nuk e thotë.

Sipas disa studimeve njeriu gënjen nga çdo katër deri në çdo tetë minuta. Rreth 5 përqind e popullsisë janë gënjeshtarë të dhuntuar: çfarë do të thotë se nuk mund ta kuptosh nëse ata gënjejnë apo jo. Kurse gënjeshtrat e 95 përqindshit që mbetet mund t´i zbulosh kur ke njohuritë përkatëse. Zotësia për të zbuluar gënjeshtrën qëndron në aftësinë për të lexuar të ashtuquajturën gjuhë trupore. Bo Sjöberg, psikolog dhe përgjegjës i institutit suedez NLP që mëson njerëzit për të lexuar gjuhën e trupit dhe zbuluar gënjeshtrat, thotë se një gënjeshtar është i mëdyshëm. Ajo që ai thotë me gojë nuk përputhet me atë që ai shpreh me trupin e tij.
P.sh. gjestet nuk përputhen me tempon e zërit ose fjalët nuk përputhen me zërin që nxjerr. Edhe shikimi mund ta tradhtojë gënjeshtarin. Nëse shikimi i dikujt është i ngurtë dhe i ngulitur ai mund të jetë duke gënjyer. Përveç të tjerash, një gënjeshtar ngul këmbë në atë që thotë. Zakonisht me gënjeshtër kuptohet ajo që njeriu me vetëdije e fsheh apo e shtrembëron për të bërë dikë të humbasë fillin.
Më së shumti hasen tre grupe të mëdha gënjeshtarësh. Grupi i atyre që të gënjyerin e kanë për dëfrim, të atyre që gënjejnë për të shmangur një konflikt dhe grupi i atyre që duan të fshehin diçka për të cilën u vjen turp ose prej të cilës nuk ndjehen mirë.
Ata që gënjejnë për tu dëfryer shtyhen nga e njëjta gjë që shtyn dikë që ka qejf të hidhet me parashutë. Gënjeshtra kthehet në një mënyrë për të sfiduar fatin dhe krijuar pak variacion në jetë. Gënjeshtra që të gjithë njerëzit i thonë janë p.sh. rasti si ai kur njeriu thotë se gjella është bërë shumë e mirë ndonëse mendon se nuk hahej dot. Apo kur i bën qejfin dikujt duke i thënë p.sh. shoqes se fustani i ri i shkon shumë bukur kur ndërkohë mendon se ajo ngjan sikur ka veshur një thes.
Në këto raste bëhet fjalë për tregim respekti ndaj tjetrit, për t´iu shmangur diçkaje apo për gënjeshtra të nevojshme. Ka edhe njerëz që përpiqen ta zbukurojnë të vërtetën dhe që besojnë me të vërtetë mbi atë që thonë. Këta quhen mytomanë.
Ata nuk e përjetojnë si gënjeshtër atë që thonë. Prandaj është e vështirë ta quash mytomanin me plot gojë gënjeshtar . Njerëzit mund të kenë plot shkaqe për të gënjyer. Bo Sjöberg thotë se Bill Clinton gënjeu mbi Monica Lewisky-n përpara popullit të tij pasi i vinte turp. Shikohej qartë shprehja e fytyrës së tij që herë tregonte inat e herë keqardhje.


Clinton duke gënjyer. Pamja e tij tregon herë inat e herë keqardhje

Sjöberg thotë se atyre që kanë poste të larta u duhet gjithnjë të ballafaqohen me fakte kundërshtuese prandaj duhet të mësojnë të gënjejnë në mënyrë më të përsosur duke thënë gjysëm të vërteta dhe fjalë të dykuptimta. Kështu mund të kuptoni që dikush gënjen:
Atij i del një zë jo i zakonshëm, bën shumë pak gjeste, shikimin e ka të ngujuar ndryshe nga zakonisht.
Nuk din si të vazhdojë më tutje, përsërit fjalët e thëna, merr frymë thellë pa pasur arsye përse. Flet shumë shpejt ose shumë ngadalë.
Shikimin e ka të ngurtësuar, ngulit shikimin në sytë e tu.
Thotë gjëra të gabuara, ndryshon përnjëherë temë.
Brenda një të njëzete të sekondës shfaq një ndjenjë tjetër nga ajo që ai don që ti të shohësh.

Marre nga nje reviste shqiptare.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Genjeshtrat....

per mendimin tim te gjithe genjejme, nganjehere genjeme pak, ndonjehere edhe shume mjafton te mos cenohemi ne apo interesat tona...
dikush me lart thote se shqiptaret genjejne shume, ej zoterinj kjo nuk eshte aspak e vertete, te gjithe genjejne, genjeshtrat nuk percaktohen nga kufijte...
nuk e dija qe genjeshtrat ndaheshin ne te bardha dhe ne te zeza, interesante, pra problemi eshte te themi sa me pak genjeshtra te zeza se per te bardha nuk kalon dite qe te mos themi...
kush genjen padashje apo ne sherbim te se mires edhe falet...
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Genjeshtrat....

me Pak Fjale ... Genjeshtra Eshte Menyra me e Mire Per Te Dale NGa SItuata ... Por DUhet dhe MJeshteri ne te Genjyer ... GJithmone Thuaj Cfare Ke Thene Per ate Genjeshter Qofte dhe pas nje Viti dhe Genje Aq Sa Te Besojne Duke Studiuar Situaten dhe momentin ...
 

melankolikjaE

Primus registratum
Re: Genjeshtrat....

Ndonjehere e verteta vret...keshtu qe ndonjehere genjeshtrat jane te dobishme.Njerezit parapelqejne te degjojne nje genjeshter qe i ben te ndjehen mire sesa te verteten e hidhur.Dmth te genjyerit me qellim 'te mire' edhe pranohet...
 

Hellena

Primus registratum
Re: Genjeshtrat....

Une genjej , ti genjen ai-ajo genjejne ... te gjithe genjejne ,
Si u genjeka ?

apo si do e dinim ne qe ne bote ekzistojne genjeshtrat po mos genjeyem /pf/images/graemlins/laugh.gif ..
Ndonjehere dhe genjejme por edhe na genjejne .
esh pjese e procesit te te mesuarit qe heres tjeter mos genjehemi ma /pf/images/graemlins/wink.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Genjeshtrat....

me thon te drejten un kam pas genjy shume. Por kur u bera musliman ndryshova komplet edhe nuk e pata me te nevojshme per te genjyer, nuk e di si, qysh apo tek. por di vetem qe nuk me bie me rasti te genjej. Edhe me dash me genjy sme s'kam perse. Duhet patjeter tja kesh me te futme tjetrit qe ta genjesh. Ndac besoni ndac jo, un s'genjej ndonjeher. te pakten keto 4-5 vitet e fundit.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Genjeshtrat....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une genjej , ti genjen ai-ajo genjejne ... te gjithe genjejne ,
Si u genjeka ?

apo si do e dinim ne qe ne bote ekzistojne genjeshtrat po mos genjeyem /pf/images/graemlins/laugh.gif ..
Ndonjehere dhe genjejme por edhe na genjejne .
esh pjese e procesit te te mesuarit qe heres tjeter mos genjehemi ma /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]
u bere si jovan bregu te pallati 176 /pf/images/graemlins/lol.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Genjeshtrat....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
me thon te drejten un kam pas genjy shume. Por kur u bera musliman ndryshova komplet edhe nuk e pata me te nevojshme per te genjyer, nuk e di si, qysh apo tek. por di vetem qe nuk me bie me rasti te genjej. Edhe me dash me genjy sme s'kam perse. Duhet patjeter tja kesh me te futme tjetrit qe ta genjesh. Ndac besoni ndac jo, un s'genjej ndonjeher. te pakten keto 4-5 vitet e fundit.

[/ QUOTE ]
kur vdiq gjyshja ime, vellai im eshte ne itali dhe ne nuk ia thame ate dite...
filluam ti thonim qe gjyshja eshte pak pa qef pas ca ditesh qe e kemi derguar ne spital dhe pak nga pak e pergatitem shpirterisht vellain per vdekjen e gjyshes qe te mos i binte si rrufe pasi ai ishte vetem atje... pra ne genjyem...
tani me thuaj pak ti mua ku eshte e futmja ketu?! /pf/images/graemlins/confused.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Genjeshtrat....

Dhe keto segmentet shteterore, sidomos policia genjen shume /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Genjeshtrat....

Me PAk LLAfe Genjeshtra nuk ka Dale kot Si llaf... Sherben Per DIcka...
 
Top