Geek Bazaar

admin

Administrator
Të Shtunën me 28 dhjetor në orën 15:00 në Tirana Ekspres

Një minitreg i organizuar nga komuniteti Open Labs në ambientet e Tirana Ekspress ku mund të gjeni materiale për geeks, nerds dhe apasionantë të kultues Free Open Source. Edhe pse qe nga emri mund te tingelloje si vend per geeks, aktiviteti nuk eshte vetem per ta por jane te mirepritur njerez nga te gjitha fushat.

Disa nga artikujt dhe elementët e tezgave dhe të aktivitetit:
- arcade games (nga ato me muzikë 8bit)
- stickers (dhe kujt nuk i pëlqejnë stickers)
- badges (ideale për tu vendosur në cantat e shkolles tipit eastpack
- bluze mega të limituara origjinale Mozilla Firefox
- canta shpine origjinale nga konferenca botërore e distribucionit Linux openSUSE
- distribucione te ndryshme sistemesh operative open source si Fedora, Ubuntu, Linux Mint dhe te tjera.
- komponentë per Arduino dhe Raspberry Pi
- collectibles dhe lojra te vogla te ndryshme nostalgjike
- 11 edicionet e para të revistes PC World në shqip për ankand
- nje nder SURPRIZAT: bëni portretin tuaj nga artistët tanë dhe përdoreni atë si avatar për profilin e rrjeteve sociale
- muzike në sfond nga miqtë e Tirana Ekspres
- old videogames
- dhe shumë më tepër!

Fitimet do shkojnë për përmirësimin e Open Labs Hackerspace, komunitetit Free Libre Open Source Software në Shqipëri.

Atje do te jene te pranishem edhe perfaqesuesit e Mozilla Albania, Open Labs, Albanian Tech, etj. dhe do te mund te beni nje sere bisedash per open source, per Mozilla, per Firefox OS (ku do te jene edhe disa telefona Firefox OS per shfaqje), per Raspberry Pi, etj.

Organizuar me iniciativen e Open Labs dhe mbeshtetur nga Tirana Ekspres dhe Albanian Tech. Linku i eventit eshte: https://www.facebook.com/events/725847297433936/?ref=25
Adresa e Tirana Ekspres: Rr. George W. Bush, perballe Parlamentit, Tirane, Shqiperi.

Ju presim për te festuar së bashku në një atmosferë geeky!
Shihemi te shtunen ne oren 15:00
icon_wink.gif




Burimi: http://albaniantech.com/geek-bazaar/

Artikulli i plote...
 
Top