BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Ish gazetarja dhe moderatorja e njohur australiane, Amanda Goff, ka tronditur publikun kur ka thënë se është prostitutë luksi. Karrierën si shoqëruese e ka filluar më 2012, me emrin “Samantha X”, ndërsa këtë informatë ia zbuloi James Thomasit, gazetarit të televizionit Seven Network, shkruan Daily Mail.
Goff është nënë e dy fëmijëve dhe miqtë e saj të ngushtë janë njohur me atë që ajo bën. 40 vjeçarja ka punuar për The Mirror dhe Sunday People, pas të cilave ka shkruar në Australi ku ka filluar karrierën si redaktore për shëndet e bukuri në Prevention Magazine dhe New Idea.
“Kisha gjithçka, punë të mirë në media, burrë të mirë, dhe duket e çmendur se si lash gjithçka për t’u bërë shoqëruese”, thotë ajo.

Para dy vitesh ajo nisi të merret me prostitucion. Pasi punoi për 18 muaj në një nga bordellot më të njohura në Sidnei, nisi të punojë “privatisht”. Për shërbime paguhet 800 dollarë për orë, apo 5000 dollarë për natë.

“Dikush mendon se duhet të bëni seks për 12 orë, por kjo nuk është e vërtetë”, thotë ajo.
Për këtë përvojë ka shkruar edhe një libër, “Hooked - Secrets of a High-Class Escort”.

