Gazetarja e BBC-së u vra se u doli në mbrojtje refugjatëve kosovarë të luftës në 1999-n

thumbnail.php
Branka Prpa shprehet se të dy vrasjet kanë ndodhur në rrethana të ngjashme dhe në një distancë kohore të shkurtër.
Vrasja e ndodhur në vitin 1999 rikthehet në qendër të vëmendjes pas deklaratave të serbes Branka Prpa, gruaja e Slavko Curuvija, prezantues i njohur në Beograd për qëndrimet e tij kritike ndaj regjimit të Millosheviçit, që u vra me një plumb në kokë në prill të 1999-s, dy javë para vrasjes së prezantueses së BBC-së.
branka-227x300.jpg
Branka Prpa me të shoqin, Slavko Curuvija
Branka Prpa shprehet se të dy vrasjet kanë ndodhur në rrethana të ngjashme dhe në një distancë kohore të shkurtër.
Sipas saj, apeli i gazetares Dando në emër të refugjatëve kosovarë të luftës e bëri atë shënjestër të regjimit të Millosheviçit.
Historianja serbe thotë se në vitin 1999, një numër i madh njerëzish u cilësuan nga regjimi si armiq politikë dhe u kthyen në shënjestra të vrasësve me pagesë.
“Po të shikosh kohën dhe rrethanat e vrasjeve kupton se ato janë kryer në të njëjtin kontekst”, evidenton vejusha Branka Prpa ngjashmëritë mes dy krimeve.
Faktikisht, si prezantuesja e BBC-së, edhe Slavko Curuvija ishin gazetarë të profilit të lartë dhe janë ekzekutuar në të njëjtën mënyrë: me plumb në kokë teksa ktheheshin në shtëpi.
Jill Dando u vra në 11 prill 1999, pak metra larg shtëpisë së saj në Londër. Për vrasjen e saj u akuzua Barry George, komshiu i Jill, një vetmitar i obsesionuar pas armëve.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2001, por Apeli e shpalli të pafajshëm dhe e riktheu në liri 7 vjet më pas.//
http://gazetac.com/index.php/encikl...refugjateve-kosovare-te-luftes-ne-1999-n.html
 

P.N.SH

Forumium maestatis
Sa keq me ka ardh per kete gazetaren.
Sa pak njerez i duan shqiptaret dhe ne shqiptaret as qe i respektojme fare.
 
Top