Gazetari shqiptare!

personazh

Valoris scriptorum
Gazetari shqiptare!

sot deshira ime per te lexuar gazetat ne shqip ka arritur minimumin e vet. nuk mban me uje pilafi. me lajmin e fundit qe aq "bukur" e kishin perpiluar ne gazete, dhe me aq "respekt" per natyren njerezore, une i vura kapak nje here e mire leximit te gazetave oniline! (dhe ato prej letre ne shqiperi kur te kthehem).

eshte per te vene duart ne koke! nga 24 faqet qe ka gazeta, 10 te parat jane me politiken tone aq te larmishme e me aq stimuj per tu lexuar. i ndjekin nga pas 10 faqe te tjera ku lexohen sesi vllai vrau vllain, e sesi adoleshenti theri pensjonistin, ose bashkemoshatarin per xhelozi dashurie, etj etj te kesaj natyre. nuk di ç'te them, duke ditur qe nga nje ane ato qe ndodhin ndodhin, po te mendosh qe kto ndodhi pasqyrohen me kaq zell, e i kushtohet kaq kohe nga gazetaria jone, eshte per te qare me kuje.
 

Albanian_Hottie

Primus registratum
Re: Gazetari shqiptare!

Ah, mer nazho, po ato gazeta te shkreta do shiten ne nje fare menyre si mendon ti apo jo? Si do shiten ndryshe, kur nuk ka ndonje gje te ekzagjeruar apo ndonje genjeshter tek tuk. Pastaj lajmet e kqija marrin dhene direkt, te mirat ahaa. Lere pastaj qe dihet qe 99% e shqiptarve merren me politike. Cti besh?!
 

Guest
Re: Gazetari shqiptare!

Amon se na mori ment kjo politika /pf/images/graemlins/tongue.gif
si thua ti nazho me ca tjeter duhet te merren gazetat kur as vet politikanet sbejne ndonje veper po vetem llafe :rolleyes:
 

Alba Shehi

Primus registratum
Re: Gazetari shqiptare!

Kam qene shtyplexuese e rregullt dhe vazhdoj disi ta mbaj kete status,por me te vertete qe gazetat shqiptare i ka pushtuar nje monotoni qe te lodh dhe behet gjithmone e me acaruese. Jo vetem kronikat politike qe s'kane te sosur(e qe sic i ka njera,nuk i nxjerr tjetra)por ato te tjerat qe te llahtarisin thuaj.... Shkruajne me zellin me te madh se si vrau burri gruan,apo si perdhunoi vellai motren e te tjera fenomene te trishtueshme sociale. Mendoj,sic e citova me siper, qe gazetaret shqiptare i ka mbytur nje rutine e cila nuk te jep me kenaqesine e te lexuarit ndonje artikull per te qene apo thjesht te kesh kureshtje te lexosh gazeten. Eshte vertet per te ardhur keq!
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Gazetari shqiptare!

nje fenomen tjeter te gazeta qe di eshte ... nje kusheriri im i larget ka bere suicide ... edhe e kishin lajmeruar ne gazete... gjeja me e ndyre ishte se i kishin vene foton e nje leckamani qe kishin pare ne rruge ku thonin qe jetonte shume keq etj etj ... gjera te pa verteta trillime ... foto nuk kishte qene e tija kuptohet ... /pf/images/graemlins/frown.gif :mad:
 

JoNiDa1

Primus registratum
Re: Gazetari shqiptare!

Aman ca pretendoni ju nga gazetat shqiptare kur gazetar jane ca tipa qe 1 muj perpara kane punu kamarier psh te "my babe" ne tirane(po ja fus kot)dhe me pas jane "gazetari yne i derguar" /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Gazetari shqiptare!

Pajtohem me ju. Gazetarët tanë shumica janë për tu qarë. Siç janë gazetarët të pashpirtë, ashtu edhe gazetat janë pa shpitëra. Më shumë janë të dëmshme për shoqërinë, shtetin e Kombin tonë se të dobishme. *E mjera Shqipëri*... jo vetem politikanët, por edhe gazetarët po e qesin, dhe po e mbajnë me krye n hi!!!
 
Top