Gazeta ne ndihme te hajdutve.
zoterinj Hajdute!
Ne se jeni ne siklet se mos keni lene gjurme gjekundi lexoni "Gazeten shqiptare" se ajo ju ndihmon te zhdukeni sa me mire!
GSH
...
HETIMI / Policia ka në duar gjurmë gishtash të agresorëve
Shishja e uiskit zbulon masakruesit e pedagogut
-------------------------
TIRANE
Një shishe whiskey "Jack Daniel's" e gjetur në klinikën e profesorit 62 vjeçar Robert Andoni, i masakruar nga të panjohur tre ditë më parë, duket se do të jetë çelësi i enigmës së sulmit të egër. Policia ka mundur të ketë tashmë në duar këtë provë të fortë bashkë me gjurmët e vlefshme të gishtave të dy autorëve të mbetura në qelqin e lëmuar. E gjendur përballë shumë pikëpyetjeve të ardhura nga fakti i përdorimit të një dhune jo të zakontë kundër një të moshuari që nuk njihej të kishte asnjë "mëkat" në jetën e tij, përkundrazi njihej si një njëri shumë i qetë dhe i respektuar, policia është përqëndruar me të gjitha forcat për zbulimin e autorëve.
Dy pistat ku hetohet
Në bazë të disa pohimeve të dëshmitarëve okularë, policia ka bërë të mundur mbledhjen e disa të dhënave për dy personat, që sulmuan profesorin të shtunën në mbrëmje në klinikën e vet që gjendet pranë ambasadës greke në Tiranë. Sipas këtyre të dhënave, dy të rinj janë parë pranë klinikës në orët e vona të pasditës së shtunë duke rrëkëllyër wiskey nga një shishe që kishin me vete. Madje për fat shishja bosh është gjetur në brendësi të klinikës pas ngjarjes, gjatë kohës që ekspertët po grumbullonin prova materiale. Në funksion të zbulimit të autorëve, hetimi është përqëndruar edhe në shkakun, që mund të ketë shtyrë dy të rinjtë të masakronin duke e goditur me sende të forta, profesorin. Fakti se para se të ndërmerrnin sulmin ata kihsin konsumuar një sasi alkooli, ishte domethënës. Pikërisht në këtë moment policia pohon të jetë para dy pistave hetimore. Ajo dyshon se sulmi mund të ketë lidhje me profesionin e pedagogut, pra të jetë bërë nga studentë të pakënaqur për shkak të ndonjë provimi të humbur. Ndërkohë që një pistë më e besueshme, sipas policies, është ajo e sulmit nga dy të rinj që përdornin drogë, apo thjesht që kishin mbetur pa të holla në xhep. Gjithsesi fakti i dehjes para sulmit, sipas hetimit, të çon në konkluzionin se vjedhësit nuk ishin profesionistë dhe i'u duhej të humbnin pak mendjen me alkool që të merrnin guximin për të grabitur. Një ide e tillë pajtohet edhe me logjikën e dy versioneve të ngritura.
Provat
Vendngjarja e sulmit ndaj profesorit ka qenë e pasur me prova për policinë. Shpejt janë gjetur gjurmë gishtash të vlefshme për krahasim në shishen e whiskey-t si dhe në sirtarët ku ishin marrë, apo kontrolluar për të holla. Disa dëshmitarë okularë kanë depozituar dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen. Ata kanë pohuar se kanë parë të sillen në afërsi të klinikës dy të rinj duke i përshkruar ata me aq sa mbanin mend. Gjatë ditës së dielë dhe të hënë ekspertë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë marrë me krahasimin e gjurmëve të gishtave të gjetura në vendngjarje. Pasi janë përjashtuar gjurmët e gishtave të profesorit dhe të kolegëve të tij, që punojnë në klinikë, ekspertët kanë futur për krahasim gjurmët e gjetura në shishen e whiskey-t dhe në sirtarët. Fatkeqsisht kompjuteri nuk ka sinjalizuar ndonjë lajm të gëzuar. Gjithsesi pas këtyre krahasimeve hetuesit janë të bindur se të dy të rinjtë nuk janë kontigjent i vjetër kriminal, gjurmët e të cilëve janë të skeduara. Ndërkohë një operacion i bërë nga policia e Tiranës, mbrëmjen e djeshme, për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk ka sjellë gjë për të shënuar.
Andoni, profesori që e respektonin të gjithë ata që e njihnin
Profesor Robert Andoni, 62 vjeç, njihet si specialist i mirëfilltë në fushën e bakteriologjisë. Vetëm pak kohë më parë profesori doli në pension, por duke qëndruar si pedagog i jashtëm në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Sipas kolegëve të fakultetit, Andoni nuk njihet si pedagog problematik për studentët dhe ka patur marëdhënie shumë të mira me ta. Andoni prej 5 vitesh drejton një klinikë laboratorike së bashku me dy mjek të tjerë bashkëpuntor të tij, specialistë për stomatologji. Klinika në fjalë ka qëndruar fillimisht për 2 vjet në rrugën "Nikolla Lena", dhe prej 3 vitesh është ngritur ngjitur me avllinë e shtëpisë së profesorit, në rrugën "Naim Frashëri". Fqinjët kanë thënë për Gazetën se megjithëse me një klinikë private dhe profesionet e mira (Vasilika, e shoqja punon mjeke në një poliklinikë) çifti Andoni nuk njihet për shpenzime të mëdha. Sipas fqinjëve me punën e tyre çifti mban prej disa vitesh në universitetet italiane dy fëmijët. Kohët e fundit profesor Andoni i ishte përkushtuar botimit të një libri me mbi 400 faqe, me titull "Bakteriologjia kimike", në hyrje të cilit kishte shkruar një dedikimin për shkencëtarin shqiptar të kësaj fushe Azmi Dibra. Ishte kjo ajo që profesori mendonte të bënte tashmë që dalja në pension i linte më shumë kohë për kërkime shkencore. Në fakt Andoni kishte botuar disa libra të tjerë më parë në fushën e bakteriologjisë kimike. Sipas bashkëpuntorëve të tij, Andoni kishte arritur të gjente botues dhe të siguronte shtypjen e librit të tij në shtypshkronjën "Geer". Madje dhe në momentin e sulmit ndaj tij profesori ka qenë duke kryer disa korrigjime me laps në broshurat e këtij libri. Edhe dje gjaku i profesorit gjendej ende i freskët në fletët e këtyre broshurave, si një vlerësim ndoshta që sa vlen jeta e një profesore apo e një shkencëtari në Shqipëri.
nga gazeta Shqiptare