Gatuzo pritet në Tiranë për makinën e vjedhur në vitin 2006

Gatuzo pritet në Tiranë për makinën e vjedhur në vitin 2006

Vizita e fundit e mesfushorit në Shqipëri ishte gjatë miqësores mes Milanit dhe Shqipërinë, qe u zhvillua në maj të këtij viti. Por s’e kishte menduar se mund te kthehej per nje makine te vjedhur/ Xhenaro Gatuzo, pritet të vijë në Shqipëri për të marrë automjetin e tij, të deklaruar të vjedhur që në 2006. Makina e futbollistit lëvizte në Shqipëri me targa Tirane pa mundur ti kthehet të zotit. Burime të policisë thanë se ky automjet do të mbahet edhe për ca ditë për të kryer procedurat për tju kthyer më pas futbollistit italian.
Kjo ne foto është makina tip Range Rover, me targa CW542YG, e grabitur në Milano më 2 tetor të 2006-ës. Policia nuk të le as ta prekësh dhe as ta filmosh. Poseduesi prej disa kohësh i mjetit kishte siguruar targa të reja te Tiranes duke qarkulluar lirshëm për mëse dy vjet në Shqipëri.
Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat italiane. Vizita e fundit e Gatuzos në Shqipëri gjatë ndeshjes miqësore mes Milanit dhe Shqipërinë u zhvillua në maj të këtij viti, por ylli italian i botës së futbollit nuk e kishte imagjinuar se disa muaj më vonë do të gjente në këtë vend makinen e tij. Ishte Ministria e Transportit, e cila vetëm pasi hodhi të dhënat online të shasive mbi automjetet në qarkullim, arriti të mësonte se ky automjet i përket futbollistit italian.
Gatuzo nuk është i pari dhe as i fundit që preket nga sindroma e humbjes së automjetit. Më parë edhe makina e yllit anglez, Dejvid Bekam, u kap gjatë kalimit të kufirit mes Shqipërise e Maqedonisë. Sot trupa të policisë kanë nisur një operacion për sekuestrimin e makinave luksoze, të cilat qarkullojnë pa dokumentacionin e duhur. Ishte Ministria e Transportit, e cila vetëm pasi hodhi të dhënat online të shasive mbi automjetet në qarkullim, arriti të mësonte se ky automjet i përket futbollistit italian./TvKlan/</p>
RJRiy_T0B5o

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26474. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26474
 
Top