Gateway paralajmëron produktet e para All-in-One me Windows 7

Gateway paralajmëron produktet e para All-in-One me Windows 7

thumbnail.php

Nuk mund ti bleni ende, por Gateway duket të jetë i pari prodhues i kompjuterëve me një paralajmërim për PC të pajisur me Windows 7.

Sigurisht çdo prodhues tjerë madhor (dhe të vegjël) të kompjuterëve do të përcjellin këtë hap, megjithatë Gateway One ZX600 dhe ZX4800 series janë sistemet e para të ndërtuara në veçanti me veçorinë e Windows 7 për operim me prekje.

One ZX6810-01 është një model i rangut më të lartë me një çmim prej 1.399 dollarë. Arrin i pajisur me një ekran 23 inç, procesor 2.33 GHz Intel Core 2 Quad Q8200S, SSD 64GB dhe kartelë grafike 1TB ATI Radeon Mobility HD 4670. Për fat të keq nuk ka njësi Blu-ray, por një TV Tuner do të jetë si një veçori ekstra.

ZX6810-01 realisht ka bërë përshtypje të fuqishme në momentin e parë sa i përket performancës, por përgjigja ndaj prekjes ishte frustuese në të. Aplikacionet që ofron Gateway për të shfrytëzuar avantazhin e prekjes janë larg të qenit argëtuese. Megjithatë duhet të presim çfarë do të ofrojë konkurrenca për të shfrytëzuar më mirë këtë veçori, por deri atëherë One ZX6810-01 është një fillim i qëndrueshëm falë veçorive tjera të tij.

Një rang më poshtë gjendet Gateway One ZX4800-02 me një çmim prej 749 dollarë. Përmban nj[ ekran 20 inç dhe një procesor më të ngadaltë, dual core Intel Pentium T4300, së bashku me një palë veçori tjera si DVD Burner, hard disk 750 GB, etj. Veçoria e prekjes bëhet një pikë më e rëndësishme shitëse për këtë sistem, pasi që nuk përmban shtojca të rangut të lartë për të larguar vëmendjen prej saj. Ndoshta një ekran më i vogël do të rezultojë me më pak gabime në përgjigje të ekranit ndaj prekjes.

Që të dy sistemet do të ofrohen në konfigurime të ndryshme përmes një dyqani online, dhe do të jenë në duar të konsumatorëve në fund të tetorit, ose në fillim të nëntorit.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1386. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1386

Top