Galliani: Jo mosmarrëveshje me Leonardon, Dinho si të tjerët

Albforumi

Primus registratum
Galliani: Jo mosmarrëveshje me Leonardon, Dinho si të tjerët

article-1190066-052B9233000005DC-907_468x363.jpg

Adriano Galliani dhe Leonardo

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani ka hedhur poshtë zërat se në klubin kuqezi ka tension në raportet trajner-drejtues të klubit, pas rezultateve të dobëta në javët e para në Serie A

“Unë e dua Leonardon, prandaj situata mbetet e njëjtë si gjithmonë, nuk ka mosmarrëveshje”, ka thënë Galiani. Për dallim nga Serie A, në Ligën e Kampionëve skuadra kuqezi e nisi me sukses edicionin e ri, duke shënuar fitore si mysafire në Marsejë.

“Është më se e qartë se ne në Evropë kemi një nismë më të mirë se sa klubet tjera italiane. Rezultatet e tregojnë një gjë të tillë”, ka shtuar Galiani. Krejt në fund ai ka vlerësuar holandezin, Klarens Sedorf, i cili ka kapur formën e duhur në javët e fundit.

“Seedorf është një lojtar i madh. Kur ai luan mirë, edhe skuadra është në lojën e saj” tha Galliani. Ai shtoi se braziliani Ronaldinho është si të tjerët dhe nuk ka status special.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=947. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=947

Top