Galiani: Ronaldinjo, një lojtar si të tjerët

Adriano Galliani

Zëvendëspresidenti kuqezi analizon momentin e vështirë të brazilianit: Nuk ka status të veçantë

Fakti që në Champions ka fituar vetëm Milani, është një gjë, që sipas Adriano Galianit, duhet të bëjë të reflektojë futbollin italian. Unë, si president i A-së, kam bërë analiza të hollësimshme pas ndeshjeve në Ligën e Europës (Kupa UEFA e vjetër), sepse jemi shumë pranë humbjes së vendit të tretë në renditjen e UEFA-s, – ka thënë numri dy i kuqezinjve. – Kemi vetëm dy pikë epërsi ndaj Gjermanisë dhe me këtë hap do të humbisnin një vend në Champions në Itali.

Ndërkohë Milani ka rigjetur buzëqeshjen pas fitores në Champions ndaj Olimpikut të Marsejës, ndonëse ka dy fytyra pas barazimit në javën e shkuar ndaj Livornos në kampionat. Adriano Galiani e di mirë dhe pranon që ndoshta do të ishte mirë që Milani të dëgjonte muzikën europiane edhe në kampionat. Në të vërtetë jemi menduar dhe nuk do të jetë nevoja të kërkojmë as ndonjë shpërblim, – qesh Galiani. – Pra, është e dukshme që kemi diçka më shumë, përndryshe nuk do të jemi skuadra e vetme italiane që ka fituar trofe në këtë mijëvjeçar.

Sigurisht që kemi diçka më shumë në nivel klubi dhe nivel lojtarësh, që të tjerët nuk i kanë. Por kampionati është i vështirë dhe pyetja aktuale është sesi mund të mbahen jashtë skuadre dy superyje të Championsit, Sedorf e Inzagi: Do tiu këshilloja të shkoni në Milanelo dhe për këtë gjë të pyesni Leonardon, sepse unë nuk e bëj formacionin, – ia pret shkurt Galiani, i cili ka diskutuar edhe temën Ronaldinjo.

- Do ta këshilloja të kthehet ai i disa sezoneve më parë, por se çfarë i mungon nuk e di. Ronaldinjo është një lojtarë i Milanit, si gjithë të tjerët. Dhe nëse Leonardo do ta shohë në formë të mirë, do të luajë nesër, përndryshe do të ulet në stol si gjithë të tjerët. Ronaldinjo nuk është se ka ndonjë status të veçantë nga futbollistët e tjerë të Milanit. Ka të njëjtin fat në të mirë e në të keq si kolegët e tij.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=958. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=958