Galiani: Milani në Champions transformohet

Albforumi

Primus registratum
Galiani: Milani në Champions transformohet

ADRIANO%20GALLIANI%20040609.jpg

Adriano Galliani

Drejtuesi kuqezi ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit kundër Marsejës

Paraqitja e kuqezinjve në Marsejë ka qenë shumë e ndryshme në krahasim me atë zhgënjyese të bërë kundër Livornos. E reja e madhe ka qenë mungesa e Ronaldinjos, por, përtej lojtarëve që ishin në fushë, ka qenë qëndrimi i ekipit, që është dukur ndryshe. Ajo e imja ka qenë një batutë, por jo dhe aq shumë. Kam vënë re se futbollistët dhe i gjithë ambienti, para ndeshjeve të Champions Ligës, kanë një vendosmëri dhe një përqendrim maksimal që fatkeqësisht nuk e kemi edhe në kampionat.

Kjo kuptohet edhe kur skuadra ndodhet në autobus nga frymëmarrja e lojtarëve, nga heshtja e celularëve, nga ana tjetër falë kësaj atmosfere kemi bërë 8 finale të Champions Ligës, duke fituar 5 nga këto, mesa duket jemi gatuar në këtë mënyrë, ka thënë Adriano Galiani në përfundim të ndeshjes. Inzagi dhe Sedorf kanë qenë vendimtarë, por numri dy i Milanit është shprehur i sigurt se shumë shpejt do të rikthehet edhe Ronaldinjo i kohëve të arta. Pipo është me të vërtet fantastik.

Ka një nuhatje të pabesueshme për golin. Sedorf? Me mesfushorët e avancuar jemi në rregull: kemi Ronaldinjon, Sedorfin, kur është e nevojshme Pirlon dhe një djalë që quhet Di Xhenaro. Kemi një organikë të pasur që, pavarësisht largimit të Kakasë, mund të japë shumë zgjidhje. Do të vijë edhe momenti i Ronaldinjos që në ndeshjen e parë të kampionatit, në Siena, ka qenë vendimtar. Përjashtimi nga Championsi nuk ka qenë një vlerësim negativ për të, ka qenë një zgjedhje teknike e trajnerit tonë dhe kjo konfirmon edhe një herë se formacionet tek Milani i bëjnë vetëm teknikët.

TELEFONATA - Menjëherë pas ndeshjes Adriano Galiani ka marrë një telefonatë: Ka qenë Florentino Perez, që nga Zyrihu më ka bërë komplimentat dhe më ka thënë se Reali dhe ne do të kalojmë në fazën tjetër. Të shpresojmë Kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, më pas kemi vuajtur, por kemi Pipon që transformohet kur dëgjon muzikën e Championsit. Në lidhje me këtë, do të marr një psikiatër që mund të na shpjegojë se çfarë i ndodh Milanit kur luan në këtë kompeticion, ka thënë drejtuesi kuqezi.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=942. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=942

Top