Galiani: I kam telefonuar Spaletit

Adriano Galliani

Drejtuesi kuqezi ka pranuar se ka folur me ish-trajnerin verdhekuq pas largimit të tij nga Roma

Lamtumira e Spaletit i ka bërë shumë përshtypje, dhe kështu, Adriano Galiani ka vendosur ti bëjë një telefonatë ish-trajnerit verdhekuq për ti shprehur gjithë mbështetjen e tij. Kam folur në telefon me të, – ka konfirmuar administratori i deleguar i Milanit – për ti dhënë një mesazh ngushëllues. Falë tij Roma ka zhvilluar gjithmonë një lojë të bukur, por fatkeqësisht ka rëndësi ndeshja e fundit, ku ndër të tjera Toti ka goditur dhe një shtyllë. Besoj se kjo nuk është e drejtë.

Galiani, i cili ka preferuar të evitojë komentet në lidhje me humbjen e thellë të pësuar në derbi i është përgjigjur në këtë mënyrë atyre që e kanë pyetur të zgjedhë një objektiv midis kampionatit dhe Champions Ligës. Duke i lëshuar edhe një thumbim të vogël kushërinjve zikaltër: Nuk ekziston një sport në botë, nga ping-pongu deri tek peshëngritja, ku kampioni kombëtar të ketë më shumë rëndësi se kampioni i Europës. Por gjithkush bën atë që dëshiron, mendon dhe shpreson.

KALADZE - Por telefonatat nuk kanë mbaruar me Spaletin. Një tjetër i është drejtuar mbrojtësit gjeorgjian Kakaber Kaladze, për të cilin para disa javësh është folur edhe për një shitje të mundshme. Por, të martën e kaluar ka ardhur telefonata, që i ka ndryshuar planet e sezonit: Kakaber, a je i gatshëm të luash në krahun e majtë të mbrojtjes. Kaladze ka qenë në Gjeorgji me kombëtaren dhe ata që i kanë drejtuar këtë pyetje kanë qenë Galiani dhe Leonardo. Pyetjen, për më shumë siguri, ia kanë bërë të dy dhe përgjigja ka qenë më shumë se pozitive: Sigurisht, me shumë dëshirë.

MBROJTESIT E KRAHUT - Si ndryshojnë gjërat. Disa vite më parë Kaladze ka thënë ekzaktësisht të kundërtën: Unë dua të luaj në qendër të mbrojtjes, jo në krahun e majtë. Në fakt, për disa sezone dyshja Nesta-Kaladze ka qenë shumë e besueshme, por në përbërje të skuadrës ka qenë edhe Paolo Maldini dhe ndonjëherë ndodhte që në krah të kalonte gjeorgjiani, ndonjëherë kapiteni.

Tani Kaladze e ka kuptuar se spostimi në krahun e majtë mund ta riktthejë rregullisht në fushë, edhe pse rendimenti i Jankulovskit është zhgënjyes: Mareku ka karakteristika sulmuese,- ka thënë Galiani. – Do të jetë Leonardo që do të vendosë se kush do të luajë si mbrojtës krahu. Edhe në të djathtë, në fakt, mund të ketë ndryshime: Kam folur gjatë me Odon, – ka vazhduar drejtuesi kuqezi – jemi të bindur se mund të rikthehet në nivelet e mëparshme dhe Leonardo më ka thënë se po stërvitet mirë. Në lidhje me luftën për titull në kampionat. Duhet të presim pak para se të japim gjykime, më duket e parakohshme të kufizohet lufta për titull në kampionat midis Interit dhe Juventusit: uroj që të jetë edhe Milani. Tani jemi vetëm një pikë larg Interit.

JANARI - Pasi është mbyllur merkatoja e verës pa blerje të minutës së fundit, Adriano Galiani, ka deklaruar se, pas prishjes së kontratës me uruguajanin Viudez, është hapur një mundësi për të marrë një lojtarë jokomunitar në janar. Kështu mund të rikthehet në qendër të vëmendjes emri i Hernanes, mesfushori i ri i San Paolos, që është ndjekur nga kuqezinjtë në muajt e kaluar.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=882. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=882