Duke iu referuar vrasjes së 11 qytetarëve japonezë gjatë krizës së pengjeve në Algjeri në muajin janar, Hollande tha se “populli francez i përcjell ngushëllimet më të thella popullit kinez”.
Ajo që përforcoi akoma më shumë gafën ishte vazhdimi i fjalimit të Hollande që nuk e kuptoi atë cfarë kishte deklaruar. Përkthyesi u tregua i vëmendshëm dhe në japonisht e përktheu në mënyrë korrekte.
Megjithatë, kjo nuk i shpëtoi gazetarëve frëngjisht folës që dëgjuan gjithcka.
Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Kinës nuk kanë qenë ndonjëherë të shkëlqyera. Dy vendet e mëdha të Azisë së Largët së fundmi janë përfshirë në konflikte diplomatike në lidhje me sovranitetin e një grupi ishujsh në Detin e Kinës.
Sondazhet në të dyja vendet tregojnë një mosbesim të thellë mes dy popujve dhe asnjërës palë nuk i pëlqen të ngatërrohet me tjetrën.
Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare 3-ditore, e para e një presidenti francez në Japoni që pas 17 vitesh.