Gadishulli Ilirik dhe Dardania.

PetritKola

Primus registratum
Gadishulli Ilirik dhe Dardania.

Neve e quajme veten shqiptar, te tjeret na thone albanian, alvanos...

Une mendoje qe neve si shqiptar ta quajme gadishullin Ilirik (Ilir) dhe jo Ballkanik (Ballkan). Pra ketej e tutje nga fjalori yne te hiqet fjala Ballkan.

Po ashtu mendoje se duhet ta qujam Dardani (pjesen shqiptare dardane) dhe jo Kosove.
Pra ketej e tutje duhet te heqim fjalen Kosove nga fjalori yne.

Te nderuar anetare! Ju ftoj ne diskutim, duke menduar se ajo qe kam propozuar pershtatet me mire me realitetin historik dhe njekosisht i sherben zhvillimin e vetedijes kometare
 

atman

Forumium maestatis
Re: Gadishulli Ilirik dhe Dardania.

Dardani, kemi kohe qe e perdorim, pra nuk eshte ndonje gje e re, dhe do te duhet kohe qe te zevendesoje emerimin Kosove, ndersa heqja nga perdorimi e fjales Ballkan, do te thote te heqim nje fjale shume domethenese qe e trashegojme nga ilirshtja dhe qe ka mbetur e pandryshuar ne mijera vjet.
Ballkan - eshte kompozite. Balle + Kane - nisur nga fizionomia e banoreve. "Kane" mund ta vesh re edhe tek "Kandije" emri pellazgjik i Kretes. Eshte Homeri tek Odisea qe e permend diçka te tille. Nese dime paksa nga qyteterimi i Kretes pellazgjike, ose qyteterimi Minoik i quajtur keshtu nga emri i mbretit Minos, djale i Zeusit, duhet te kuptojme persene e nje emri te tille. Pra, "Kane - dije", "Me pase dije" njerez qe zoterojne diturite dhe e tille ishte kultura e Kretes, nje prej qenderkulturave, ose e vetmja qender kulturore qe rrezatoi gjithe Europen. Madje emri Kandije figuronte ende ne hartat e 1800 -es.
Keshtuqe, te hiqet nje fjale me prejardhje Ilire e cila deshmon shume, nuk me duket kaq i mençur si propozim.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Gadishulli Ilirik dhe Dardania.

Une mendoje qe gjerat te behen te organizuara dhe jo spontane si deri me tani. Ne tekstet, media... te thuhet vetem Dardania.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Gadishulli Ilirik dhe Dardania.

http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php/ubb/showflat/Number/253221/page/2#Post253221

Ballkan vjen nga nje fjale turke qe dmth "vargmal pyjor". Mbase me i hy thellesisht del sic tha edhe (atman), por tere bota e njeh per te tille.

Banoret e pare te gadishullit per te cilet ka te dhena te mjaftueshme ishin Iliret dhe thrakasit. Daket ishin nje degezim i thrakasve. Element baze ne formimin e kombesise rumune. Brigjet dhe ishujt e detit Egje, djepi i qyteterimit te pare te madh evropian, atij i grekeve qe ne ate kohe e quanin veten helene dhe vendin e tyre Helade.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Gadishulli Ilirik dhe Dardania.

cdo gje qe nuk kenaq as serbet as greket as shqiptaret duhet te jete medeomos dicka e mire. prandaj ne kete drejtim nuk shoh te arsyeshme nderrimin e emrit Ballkan

Iliria nuk eshte as gjithperfshires gjeografikisht as me signjikative kulturore politike historike ushatarake etj, qe ti vere vulen gadishullit

cdo sygjerim nga vendet ballkanike ska tjeter synim vetem politike, interesa nacionaliste qe jo vetem skane shance per tu pranu po vetem sa hapin konflikte te reja.

shqipot edhe mund ta qujne gadishulli ilirik por do jete me depresive apo kundraproduktive kur asnje sdo e quj te tille.

problemi me emrin ballkan qendron ne konotimet e keqija qe ka marr ky emer.

prandaj BE nuk e quan me Ballkan por Gadishulli apo rajoni i evropes juglindore.

pavaresisht nga korrektsia politike apo deshirat expansioniste nacionaliste robt kane per tu njojt gjithmone vetem nga emri i tyre i keq

Me dardanine le te bejne cte duan kosovaret mbasi te marrin pavaresine

shpresoj te jete nje sebep me teper per mosbashkim

po ky nuk eshte problemi

shqiperia eshte e mbushur me qindra toponime sllave, te lumenjeve fshatrave krahinave qyteteve, mbiemra njerezish etj

Pse perdhunohen femrat ne lufte?

qe te rrisin femite pa dyshim
 
Top